E enjte, 24.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Vjen sërish në skenë, pas premierës së 13 korrikut, (anti)komedia "Këngëtarja Tullace" e dramaturgut rumun Eugjen Jonesko. Ajo shfaqet sonte në orën 19.00, në sallën "Kadri Roshi" dhe vazhdon gjatë fundjavës. Dje, regjisori dhe trupa e aktorëve, bënë një prezantim me median, pas konkurrimit me këtë pjesë në Festivalin e Teatrove "Dibra 09".
Bota e absurdit: sonte nė Teatrin Kombėtar














"Mesazhet e duhura për një botë, ku nuk drejton arsyeja, por absurdi, ku gjuha nuk është mjet komunikimi, por gënjeshtre dhe mashtrimi dhe fjalët janë kthyer në "lëvozhga" tingujsh pa kuptim". Kjo është arsyeja përse Duni provoi me Joneskon. Një ngacmim që lind nga mesazhet që vepra përcjell, të cilat i drejtohen dhe i thonë shumë këtij realiteti.


Vjen sërish në skenë, pas premierës së 13 korrikut, (anti)komedia "Këngëtarja Tullace" e dramaturgut rumun Eugjen Jonesko. Ajo shfaqet sonte në orën 19.00, në sallën "Kadri Roshi" dhe vazhdon gjatë fundjavës. Dje, regjisori dhe trupa e aktorëve, bënë një prezantim me median, pas konkurrimit me këtë pjesë në Festivalin e Teatrove "Dibra 09".

Duni shpjegoi arsyen që e shtyu të vinte në skenë veprën. "Kjo komedi përcjell mesazhe të mëdha, mesazhe që i përshtaten realitetit shqiptar. Janë shumë me vlerë në një kohë kur nuk drejton arsyeja, por absurdi, në një kohë kur gjuha nuk është mjet komunikimi, por gënjeshtre e mashtrimi dhe fjalët janë kthyer në "lëvozhga" tingujsh pa kuptim".


Më pas, Duni u ndal te struktura e ndërtimit të shfaqjes, një aspekt që zgjon interes kur bëhet fjalë për një vepër të Joneskos, një nga përfaqësuesit e teatrit të absurdit. Ai pohoi se komedia nuk i përmbahet linjës klasike të teatrit, "në vepër nuk ka kalim nga dramatikja në tragjike, nga fatkeqësia e pjesshme në fatkeqësi të plotë, por kalim dinamik nga pakuptimësia e pjesshme në pakuptimësinë e plotë".


Megjithatë, teatri absurd i Joneskos nuk përkthehet në teatër që nuk kuptohet. Absurdi vesh anën e jashtme të personazheve, kotësinë e gjesteve, veprimeve dhe jetës së tyre, duke mos e rrezikuar kuptimin e veprës. "Ajo çfarë themi është abusurde, por loja është shumë konkrete, është realiste.

Absurde është jeta e këtyre njerëzve, jo marrëdhënia dhe dialogu. Publiku e kupton shfaqjen dhe reagon gjatë saj", thotë Roland Trebicka, i cili ka rolin kryesor në këtë pjesë. Personazhi i tij quhet z. Smith. Përpara 15 vitesh, atij i është ofruar ky rol nga regjisori Agim Qirjaqi, i cili e ka vënë për herë të parë në teatër "Këngëtaren tullace" në vitin 1994.

"Më vjen shumë mirë, që m'u dha mundësia tani, pas 15 vitesh. Në kohën kur më është propozuar, veprën e kisha lexuar dhe roli më pëlqente, por atëherë isha duke punuar për një tjetër rol dhe nuk mund ta pranoja", u shpreh ai. Qirjaqi ka bërë përkthimin nga italishtja të veprës dhe prurjen e saj në shqip Duni e cilësoi "një gjuhë të thjeshtë dhe të mrekullueshme, e cila të jep dorë në realizimin e mirë të shfaqjes".

Interpretojnë Roland Trebicka, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Anila Bisha, Flaura Kureta dhe Saimir Sina. Skenografia dhe kostumografia, elementë që i japin ngjyrë komedisë, janë realizuar nga Ilirian Sadiku. Grimi Zana Pecani.


Publikuar: 15.10.2009 | 03:57
Lexuar: 1512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime