E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Sarajit, në parg të fillimit të vitit të ri shkollorë 2009/2010, ka investuar rreth 150 mijë euro në meremetimin dhe rindërtimin e të gjithë shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit.
Komuna e Sarajit, ka investuar rreth 150 mijė euro, nė rinovimin e shkollave fillore











Komuna e Sarajit, në parg të fillimit të vitit të ri shkollorë 2009/2010, ka investuar rreth 150 mijë euro në meremetimin dhe rindërtimin e të gjithë shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit.

Në shkollën periferike “Dituria”, në fshatin Gërçec është bërë lyerja e brendshme e objektit shkollorë si dhe vendosja e pallakave të betonit në oborin e shkollës , ndërsa në fshatin Lubin është bërë lyerja e brendshme, ndërsa punohet në lyerjen e jashtme dhe zgjërimin e objektit shkollor.

Në shkollën fillore qendrore “Bajram Shabani në Kondovë dhe në shkollën periferike në fshatin Svillare është bërë lyerja e brendshme dhe e jashtme e objektit shkollorë. Në shkollën fillore periferike “Drita”në fshatin Kopaniscë është bërë lyerja e brendshme dhe e jashtme, ndërsa janë vendosur edhe dritare të reja.

Në shkollën fillore qendrore “Ibe Palikuqa”, në Fshatin Bojanë dhe në atë periferike në fshatin Llaskarcë është bërë lyerja e brendshme, ndërsa në Paniçarë lyerja e brendshme dhe është duke u punuar në lyerjen e jashtme .

Në shkollën fillore Qendrore “Emin Duraku” në fashtin Bukoviç është bërë, lyerja e brendshme ndërsa në tre shkollat tjera periferike në Çajlanë dhe Raoviç është bërë lyerja e brendshme ndërsa është duke u punuar edhe në lyerjen e jashtme.

Në shkollën fillore “Sami Frashëri “në Gllumovë, është duke u punuar në lyerjen e jashtme ndërsa në shkollën në Shishovë është bërë lyerja e brendshme dhe është duke u punuar edhe në lyerjen e jashtme. Në shkollën fillore qendrore “Faik Konica” në Radushë është bërë meremetimi i hyrjes së shkollës, ndërsa në atë periferike në Vorcë është bërë rinovimi i podrumit.

Përveç investimeve në objektet shkollore , të gjitha shkollat fillore qendrore janë paisur edhe me banka dhe karike të reja. Komuna e Sarajit në parg të fillimit të vitit të ri shkollorë, Shoqatës humanitare “El Hilal” i ka dhuruar mbi 3000 mijë fletore të cilat më pas do tu shpërndahen fëmijëve të familjeve të skamnorëve. Komuna e Sarajit gjithashtu ka përfunduar edhe me sukses shpërndarjen e librave për të gjithë nxënësit, e shkollave fillore të Sarajit.

Meremetimi i jashtëm i të gjitha objekteve shkollore në pjesën e brendshme ka përfunduar më 1 shtator , ndërsa i pjesës së jashtme është duke vazhdur dhe pritet të përfundojë së shpejti.

Publikuar: 15.10.2009 | 23:18
Lexuar: 1344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Besir (13/12/2009 06:32:22) Z.BLERIM BEXHETI te deshiroj sukses je duke punu dhe realizu premitimet qe na ke dhene ishalla ke fat ne realizimet tjera puna juaj ndiqet me vemendje veq keshtu vazhdo se edhe nje mandat te sigurte e ke URIME ......Saraji me ju!
mujafet (10/04/2010 23:56:54) z. bexheti je i mrekullueshem dhe sukses ne te ardhermen

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime