E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Te gjithe e dine se kur ishte i ri ishte terheqes, seksi dhe shume joshes.Po askush nuk e di dhe nuk mund ta kishte imagjinuar se Al Pacino ka patur eksperienca prej zhilogoje.
Al Pacino: Ne rini kam qene zhigolo











"Kur isha i ri kisha marredhenie me nje grua ne Sicili me te madhe se une, e cila me jepte strehe ne shtepine e saj"

Keto fjale qe tashme kane bere xhiron e botes jane thene nga aktori 69-vjecar per "dekanen"
e thashethemeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Cindy Adams.

E gjitha kjo ka ndodhur ne vitet '70-te, kur ylli i ardhshem i kinemase, ishte vetem nje aspirant per aktor. Asokohe ai vendosi te braktiste studimet per te ndjekur endrren e nje karriere hollivodiane.

Po fati e desh qe Al te kthehej ne Sicili, ne token e prinderve, ku u fut ne borxhe dhe nuk kishte nje shtepi.

"Per t'u ushqyer dhe per te patur nje cati, vendosa te prostituohesha te nje grua me e madhe se une, duke i ofruar asaj trupin tim", tha aktori.

Al Pacino tregon se shpesh zgjohej mengjeseve me shijen e hidhur te asaj cka po bente.

Ndoshta ka qene pikerisht kjo etape e jetes, qe beri Al Pacinon te mos martohej kurre edhe pse eshte baba i tre femijeve.

Aktori i famshem njihet edhe per lidhjet e tij me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Kane, Diane Keaton, Penelope Ann Miller dhe Madon­na. Aktualisht ai jeton ne vilen e tij ne New York.

Publikuar: 15.10.2009 | 10:29
Lexuar: 735 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime