Xhevat Sejfuli nga shoqata e të verbërve Realiteti falënderoi kryetarin e komunës për takimin dhe mbështetjen e ofruar, si dhe shprehu gatishmërinë që të veprojë sipas sugjerimeve të tija.
Me rastin e 15 tetorit Ditës botërore të personave të verbër, Kryetari i komunës së Gostivarit dr. Rufi Osmani, u takua me përfaqësuesit e shoqatave të personave të verbër në Gostivar Osmani tha se personat e verbër janë grupi më i margjinalizuar në shoqëri dhe u premtoi ndihmë morale dhe financiare.
Unë e di se ju jeni një nga grupet më të margjinalizuara në shoqëri. Institucionet kanë rënë nga provimi kur bëhet fjalë për fatin dhe statusin tuaj. Dëshiroj tju shpreh përkrahjen time të sinqertë dhe tu siguroj se Komuna e Gostivarit në periudhën e ardhshme në mënyrë të veçantë do të përkujdesët për ju dhe do të ofrojë kryesisht asistencë financiare teknike në funksion të lehtësimit të statusit tuaj dhe mundësisë për një integrim më të drejtë në shoqëri, tha Dr. Rufi Osmani.
Gjithashtu kryetari i komunës u sugjeroi personave të verbër që të organizohen në një shoqatë të vetme dhe në atë mënyrë të jenë të unik dhe më të fuqishëm drejt realizimit avancimit të statusit të tyre.
Xhevat Sejfuli nga shoqata e të verbërve Realiteti falënderoi kryetarin e komunës për takimin dhe mbështetjen e ofruar, si dhe shprehu gatishmërinë që të veprojë sipas sugjerimeve të tija. Unë e di se kryetari është i njoftuar me problemet e dy shoqatave dhe shoqata jonë është e gatshme të bisedojë për problemet e paraqitura. Pajtohem plotësisht me kryetarin se në Gostivar duhet të veprojë vetëm një shoqatë e personave të verbër, theksoi Sejfuli.