Ky çmim, e nderon laureatin, letërsinë franceze, si dhe inkurajon veprimtarinë e gjithmbarshme krijuese, sidomos gjeneratat e reja të krijuesve. Rektori Agron Reka drejtorisë së Festivalit "DITËT E NAIMIT" i shprehu falënderime për dëshirën e tyre që një aktivitet të këtillë ta organizojnë në ambientet e Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Përpara profesorëve, studentëve dhe auditorit, në amfiteatrin e rektoratit të USHT-së, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë " DITËT E NAIMIT" ka promovuar Laureatin e çmimit "Naim Frashëri", poetin francez Lionel Ray.
Me këtë rast rektori i USHT-së Agron Reka në fjalimin e tij theksoi se universiteti, përveç aktiviteteve nga sfera e arsimit dhe shkencës, përherë ka shprehur gatishmëri edhe për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore, artistike dhe letrare, siç është dhe prezantimi i sotëm i laureatit të çmimit letrar "Naim Frashëri", Lionel Ray.
"Me këtë rast, e përgëzojmë Jurinë e Festivalit "Ditët e Naimit" që në edicionin e XIII-të, që çmimin e sivjetmë letrar "Naim Frashëri" ia ndan poetit të madh francez Lionel Ray", tha rektori Reka.
Ky çmim, e nderon laureatin, letërsinë franceze, si dhe inkurajon veprimtarinë e gjithmbarshme krijuese, sidomos gjeneratat e reja të krijuesve. Pikërisht për këtë, stafi drejtues i Universitetit Shtetror të Tetovës i mbështet ngjarjet e tilla kulturore, të cilat i bashkojnë kulturat e ndryshme, i afrojnë njëra me tjetrën përmes urave të komunikimit dhe u mundësojnë popujve të ndryshëm të botës të krijojnë miqësi të reja mes tyre.
Rektori Agron Reka drejtorisë së Festivalit "DITËT E NAIMIT" i shprehu falënderime për dëshirën e tyre që një aktivitet të këtillë ta organizojnë në ambientet e Universitetin Shtetëror të Tetovës.
"Mbetem me shpresë që kjo traditë e bashkëpunimit të vazhdojë edhe në të ardhmen.Uroj që ta vazhdoni me sukses misionin e ambasadorëve të kulturës dhe veprimtarive intelektuale", tha Reka
Duke e përgëzuar në emër të stafit udhëheqës, të profesorëve dhe studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës laureatin e sivjetmë të Çmimit letrar "Naim Frashëri" dhe duke i uruar suksese të reja në punën e tij në përmbyllje të aktivitetit të sotëm rektori i USHT-së Agron Reka, poetit francez Lionel RAY në shenjë mirënjohje ia dhuroi një gravurë me emblemën e USHT-së.