"Raporti pozitiv vjen si rezultat i punës së përkushtuar i të gjithëve, partive politike, sektorit joqeveritar, qytetarëve. Nevojiten akoma reforma në jurisprudencë, energjetikë, arsim, si dhe të përforcohen aktivitetet e ministrive dhe të mbahen marrëdhëniet e mira fqinjësore", tha Ahmeti.
Përgëzime për rezultatin pozitiv, si dhe premtim për angazhim më të madh në zbatimin e reformave të filluara. Këtë lideri i BDI-së Ali Ahmeti ia premtoi euroambasadorit Ervan Fuere, i cili sot në selinë partiake në Tetovë ia kumtoi detajet për raportin e KE-së.
"Raporti pozitiv vjen si rezultat i punës së përkushtuar i të gjithëve, partive politike, sektorit joqeveritar, qytetarëve. Nevojiten akoma reforma në jurisprudencë, energjetikë, arsim, si dhe të përforcohen aktivitetet e ministrive dhe të mbahen marrëdhëniet e mira fqinjësore", tha Ahmeti.
Euroambasadori tha se Maqedonia tani është më afër BE-së. Përmendi se mirënjohja është vërtetim për kapacitetet e shtetit por kërkoi që të zbatohen të gjitha reformat e filluara.
"Fakti që ka rekomandim nuk do të thotë se të gjitha punët janë të përfunduara. Duhet të vazhdohet me reformat e filluara. Mbetet edhe shumë punë për t'u bërë, me raportin jepet nxitje shtesë që shteti t'i vazhdojë reformat e filluara", tha Fuere.
Në pyetjen e gazetarëve për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, Ahmeti tha se në pyetje janë ditë, kur do të realizohet kjo.
"Dje ishte herët, por më sot apo nesër, mos më kapni për fjalë mund të vendosen. Mendoj se ekziston klimë e mirë ndërmjet dy shteteve. Në dobi të Maqedonisë dhe në dobi të Kosovës është vendosja e marrëdhënieve të mira diplomatike. Mendoj se ky do të jetë lajm i mirë edhe për Bashkimin Evropian, pasi në këtë mënyrë do të tregojmë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjekur për t'i zgjidhur vetë problemet", tha Ahmeti.