E mërkurë, 22.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të festosh 28 apo 29 nëntorin mbetet thjesht një debat i cili ka marë rezultate të ndryshme kokë a pil nga qeveritë gjë që sjell në fakt veçse një loje ashtu siç e tregon dhe emri, vetëm zhurmë për asgjë ose propabilitet zgjidhjeje fituesi më I lashtë dhe më me koiçidenca.
Festa e 28 dhe 29 nėntorit
Lorena Kollobani



Festat e nëntorit janë të vetmet data të shënuara në kalendarin historik në vëndin tonë që ndryshe siç jemi mësuar të festojmë edhe festat më të pakuptimta apo të të reja, të zgjojne veçse debate për njëra apo tjetrën, debate të cilat kanë çuar edhe në fshirjen e njërës ose tjetrës.

Madje duke shijuar ndarjen e këtyre dy të ashtuquajturave festa për disa dhe jo festa për disa të tjerë dekadën e fundit e vetmja gostitje që na është servirur nga këto data qe s’janë as guzhinjerët e vetvetes në të shumtën e kohës janë vetëm debatet televizive, teori nga më të ndryshmet, dosje historike të zbuluara së fundmi apo dhe thjesht vetëm një urdhër nga sipër për tu zbatuar direkt nga poshtë.

Rëndësia më e madhe e këtyre datave nuk është se zgjojnë kujtimet fitimitare të një pavarsie apo çlirimi por përkundrazi çdo gjë tjetër të mundshme përveç kujtimeve.

Të festosh 28 apo 29 nëntorin mbetet thjesht një debat i cili ka marë rezultate të ndryshme kokë a pil nga qeveritë gjë që sjell në fakt veçse një loje ashtu siç e tregon dhe emri, vetëm zhurmë për asgjë ose propabilitet zgjidhjeje fituesi më I lashtë dhe më me koiçidenca.

E megjithatë të dyja këto data mbesin më shumë legjenda të shoqërisë shqiptare sesa vërtetime hitorike sepse edhe vetë data 28 nëntor i 1912 u fiksua nga vetë kombi shqipëtar si dita e shpalljes së pavarësisë me ngritjen e flamurit ne Vlorë nga Turqia edhe pse nga këndvështrimi ndërkombëtar njohja e kësaj të drejte ju bë Shqipërisë vetëm pas ndërhyrjeve dipolomatike të fuqive perëndimore.

Nga ana tjetër 29 nëntori mbetet po ashtu një tjetër legjendë sepse me atë datë është absurde të besosh se doli gjermani i fundit nga trojet shqiptare sepse ushtarë gjerman mund të ketë pasur edhe më pas, fundja edhe nëse ka qënë e vërtet i vetmi dokument mbetet ditari i ushtarit për të mos përmendur pastaj faktin se gjeografia territoriale ka ndryshuar, ose dhe që ditari s’ka pasur kronometër të bashkangjitur me veten për të matur daljen e tij nga trojet shqiptare.

Gjykimi më i përafërt me realitetin është që socialistët mund ta kenë fiksuar këtë datë nga fakti që Jugosllavia kishte të njëjtën ditë festë kombëtare

I lagu si lagu mustaqet Xhaferri të zgjedhesh njërën apo tjetrën datë si festën e çlirimit të Shqipërisë është absurde pasi është tejet e vështirë dhe këtë mendim kanë pothuajse shumica e historianëve tanë..
Vetë Nevila Nika si kryefjalë të këtij debate vë ‘’absurditetin’’
Ta bësh përzgjedhjen sipas asaj duke u bazuar në territorin si nga Hani Hotit, Deqani etj duhet pasur parasysh një fakt i palëkundur se kufiri nuk ishte ashtu sic është sot.

Madje dhe ditari i famshëm i gjermanit flet për Klopotën, ( Tuzin e sotëm) e jo për Koplikun .

I njëjti problem është edhe zgjidhja kohore pasi të thuash në 11;59 apo 12;01 minuta është tepër qesharake dhe kuptohet që s’te çon asgjëkundi pasi nuk dihet dhe as ka për tu vërtetuar ndonjëherë minuti i fundit i daljes së gjermanit të fundit nga trojet tona . Nga ana tjetër dhe shija që lë 29 nëntori është disi e hidhur sepse kjo datë përkon me 29 nëntorin e Jugosllavisë.

Dikush tha që të lihet 5 Maji si ditë e pavarësisë sepse fundja dëshmorët ishin ata që bën luftën për çlirimin e Shqipërisë por unë mendoj që mund të ishte dhe 17 nëntori dita e çlirimit të Tiranës, sepse llogjikisht dhe ngjashmërisht me vëndet e tjera ditën kur çlirohet kryeqyteti zakonisht quhet i çiruar i gjithë shteti.
Për të argumentuar edhe më shumë përgjigjen Nevila Nika vijon dhe me koiçidencat që i kanë ndjekur këto data.

‘’ Koiçidencat në fakt ndryshe nga herët e tjera kur janë faktet dhe kur në këto nuk i kemi shumë të besueshme janë koiçidencat ato që duhen marë parasysh sepse në këtë rast na japin më shumë informacion.
Data 29 nëntor për shëmbull koiçidon me 29 nëntorin e çlirimit të Beogradit dhe është një koiçidencë e cila nuk i nderon ata që e propozuan.

Sigurisht që nuk mohohet lufta dhe përzënia e trupave gjermane nga trojet shqipëtare por kur dhe ku kjo nuk provohet dot me saktësi.
Mendoj se data 28 nëntor është më e veçantë pasi koiçidencat janë më të bukura në këtë datë si 28 nëntori i parë me çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443 si dhe nëntori i dytë më 1912 me ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali.

Por sërisht e nënvizoj se kur them datën 28 nuk mohoj luftën e shqipëtarëve sigurisht. Dhe nëse do të kerkonin mendimin tim për të caktuar një datë të tillë unë vetë do të përzgjidhja edhe njëherë vetëm 17 nëntorin.

Si përfundim mendoj që që në çastin kur ka një lloj debati për këtë datë kjo tregon qartë që nuk është e vërtetë. Kufiri i Shqipërisë ishte i spostuar dhe nuk mund të thuash apo të gjesh kurrësesi se kur iku gjermni i fundit nga gjeografia politike.

Nga ana tjetër historiani Ferid Duka, është plotësisht për datën 28 nëntor pasi për të kjo është e vetmja datë dhe e vetmja e vërtetë duke u bazuar në faktet dhe dokumentat në lidhje me ngritjen e flamurit

Data 29 nëntor doli nga Enver Hoxha për të mos ja lënë gjithë meritat Ismail Qemalit duke dashur të marrë mbi vete disa merita të pamerituara dhe të kopjuara sade për të treguar se ato ‘’I kam dhe un뒒

Ushtari i fundit që u largua nga Shqipëria ishte në Shkodër dhe nëse vërtet ai u largua më datë 29 nëntor edhe në këtë rast kjo nuk do ishte e mundur sepse flamuri u ngrit më datë 28 asnjë ditë më parë e as një më vonë.

Madje deri më vitin 1947 dhe vetë qeveria komuniste e ka festuar këtë datë si festën e çlirimt ndërsa me pas u dryshua dhe u vendos nga qeveria për t’ju bashkangjitur simotrës komuniste Jugosllavisë.

Si përfundim edhe pse historianët dhe pohimet e tyre te dokumetuara dhe sigurisht me vlera historike te larta kembengulin ne datën 29 netor si date e clirimit te shqiperise , një festë më pak ose nje festë më shumë deri ne çastin që ne marrim frymë si një komb i lirë nuk ka shumë peshë në jetët tona të përditshme. Duhet ta vendosim 28 Nëntorin si ditë çlirimi për arsyje simbolike , historike dhe më të dokumentuar apo 29 sepse në 12;01 minuta u largua gjermani i fundit.


Ismail Qemali priti për 28 Nëntorin para se të shpallte pavarësinë vetëm që ta bënte në të njëjtën ditë me Skënderbeun duke I dhënë 28 Nëntorit më shumë të drejta për të qënë dita e çlirimit dhe të festohet si ditë e tillë nga populli shqiptar për arsye sepse përveç këtyre fundja i thonë 564 e më shumë vite kulturë , traditë, e mbi të gjitha histori gjë me të cilen Shqipëria I ka vënë ngjyrat një skice të një kombi vlerëmadh




Publikuar: 29.11.2008 | 03:08
Lexuar: 3822 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
albert gashi (27/11/2009 22:29:19) Per festen e nentorit jam shum i gezuar sepse e festojn te gjith shqiptaret sepse esht nje fest qe gjith duhet ruajtur ne zemrat e shqiptareve sepse esht paraqitja e uqk ne sken si edhe shpallja e pavarsis se shqipris prandaj ju lutem te gjithve shqptarve qe ta festojn festen me te madhe ne bot.
ejup (05/12/2011 20:00:58) urime festen e flamiurit te gjithe shqiptaret kudo qe jane
christina (21/11/2012 19:23:25) o gut is koment guten nacht

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime