Në një deklaratë për media të Qeverisë së Kosovës thuhet se marrëveshja është nënshkruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit.
Qeveria e Maqedonisë në Shkup dhe ajo e Kosovës në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.
Në një deklaratë për media të Qeverisë së Kosovës thuhet se marrëveshja është nënshkruar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit.
Në anën tjetër në të njejtën kohë, Qeveria e Maqedonisë në një seancë të vecantë poashtu ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin fizik të kufirit me Kosovën dhe të njejtën i ka dërguar Parlamentit të Maqedonisë për miratim.
Marrëveshja e konfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës dhe shtohet se për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike, përfundon deklarata.
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë nesër në ora 12 do të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pritet të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin fizik të kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën.
Kosova dhe Maqedonia ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, ndonëse Shkupi zyrtar ka njohur vendin tonë që nga tetori i vitit të kaluar.
Shënimi i vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës ka nisur në shtator të vitit të kaluar, kufiri në fjalë ndahet në 4 zona. 70 shtylla të mëdha dhe 330 të vogla të cilat shënojnë vijën kufitare të Maqedonisë me Kosovën. Ndryshe Maqedonia ka njohur Kosovën si shtet i pavarur para një viti, gjegjësisht më 9 tetor të 2008.
Ahmeti: Mbrenda ditëve marrëdhenie diplomatike me Kosovën
Vetëm disa orë , para se të ratifikohet marrëveshja në dy qeveritë përkatëse, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka njoftuar opinionin publik se ceshtja kontestuese ndërmjet dy vendeve tona ka përfunduar me sukses.
Ahmeti u sqaroi mediave se marrëveshja është çështje orësh vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ai tha se vendosja e këtyre marrëdhënieve, do të dëshmojë qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të aftë vetë ti zgjidhin problemet.
Mendoj që nëse dje ka qenë shumë herët, mendoj që sot është koha që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me KS tani mundë të ndodh nesër mund të ndodh pasnesër mos më kapni për 24 orësh.
Ka klimë të mirë ka ambient të mirë mes të dy shteteve që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës, por do ishte edhe një porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtarë, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tanimë shtetet në Ballkanin perëndimor janë pjekur të vendosin dhe të zgjidhin problemet vetë, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.