E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sikur fati t’ia kishte shkruajtur Barak Obamës që të vinte si refugjat në Greqi, qoftë dhe para 10, 20 apo 30 vjetësh, ai shumë shumë do të mund të shihte në një ëndërr se dikur do të mund të bëlhej kryetar i shoqatës së kenianëve të Athinës.
Atje President, kėtu as leje qėndrimi
Atje President, këtu as leje qëndrimi

Robert Goro

Sikur fati t’ia kishte shkruajtur Barak Obamës që të vinte si refugjat në Greqi, qoftë dhe para 10, 20 apo 30 vjetësh, ai shumë shumë do të mund të shihte në një ëndërr se dikur do të mund të bëlhej kryetar i shoqatës së kenianëve të Athinës.

Sado aftësi që të kishte, sado universitete të kishte kryer, do të endej rrugëve të metropolit grek duke shitur CD e për shoqërinë e administratën vendase do të ishte thjesht një “i huaj”. Sikurse janë të huaj një milion e ca emigrantë që ndodhen sot në Greq dhe, megjithëse kontribuojnë me të tepërt, i vetmi shpërblim është se... i lënë që të marrin frymë nën të njëjtin qiell me vendasit.

Prandaj dhe Tribuna sot vendos në faqen e parë karikaturën e karikaturistit të njohur grek, Andreas Petrulakis, botuar më 6 nëntor në gazetën Kathimerini. Aludimi është i qartë dhe sidomos emigrantët shqiptarë nuk kanë nevojë për shumë shpjegime.

Greku i zakonshëm habitet pse amerianët bënë president Barak Obamën, “një emigrant nga Kenia”, ndërsa tjetri i përgjigjet: “Kjo nuk është gjë, dëgjova se në gjimnaz e kishin bërë edhe flamurbajtës!”...

Menjëherë mendja jonë shkon tek fëmijtë tanë të dalluar në mësime dhe tek sherret që bëhen përvit kur atyre u takon të mbajnë flamurin. Për fat të mirë, kësaj here sikur nuk dëgjuam sherre të tilla dhe zemra na e do që ta quajmë si një ogur të mirë.

Sa për atë tjetrën, që të vijë dita edhe në Greqi që të bëhet president një emigrant, këtë harrojeni, të paktën për këtu shekull. Këtu na e shpien buzën prapa për një të uruar leje qëndrimi!...
Tribuna

Publikuar: 29.11.2008 | 03:39
Lexuar: 732 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime