Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Maqedoninë. Në seancën e dytë, brenda ditës, pro votuan 81 deputetë, 3 ishin kundër dhe dy deputetë abstenuan. ...
Parlamenti i Kosovës sot në raundin e dytë të votimit me 81 vota "për", tre "kundër" dhe dy "të përmbajtur" e ratifikoi Marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Kuvendi i Kosovës pasdite sërish votoi për Marrëveshjen pasi që paradite prononcimim e mbështetën vetëm 67 deputetë, që nuk ishte i mjaftueshëm për ratifikimin e saj. Sipas Kushteturës së Kosovës, për miratimin e marrëveshjeve ndërshtetërore nevojitet dy të tretat e shumicës në Parlament i cili numëron 120 deputetë.
Para votimit deputetëve iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi të cilët vlerësuan se marrëveshja është me interes shtetëror të Kosovës.
Votimi i sërishëm u mbajt pas koordinimit të shefave të grupeve të deputetëve që e konvokoi kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, pasi që prononcimi i parë ishte pa sukses.
Për ratifikimin e Marrëveshjes sot duhet të prononcohet edhe Kuvendi i Maqedonisë. Seanca kuvendore është caktuar pasi që Qeveria dje i pranoi informacionin për përmbylljen e marrëveshjes dhe tekstin e harmonzuar të dokumentit, si dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e saj.
Marrëveshjen e arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit e përshendetën BE dhe SHBA me vlerësim se kjo është shenjë e pjekurisë, përgjegjësisë dhe respektimit të ndërsjellë, që do të kontrobuojë për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për stabilitetin rajonal.