E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja e arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës për demarkacionin e vijës kufitare është shenjë për pjekuri, përgjegjësi dhe respekim të ndërsjellë, që do të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për stabiltet rajonal, vlerësuan BE-ja dhe SHBA-ja.
BE dhe SHBA e pėrshendetėn marrėveshjen pėr demarkacionin










Marrëveshja e arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës për demarkacionin e vijës kufitare është shenjë për pjekuri, përgjegjësi dhe respekim të ndërsjellë, që do të kontribuojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për stabiltet rajonal, vlerësuan BE-ja dhe SHBA-ja.

Presidenca suedeze me BE-në e përshendet, siç theksohet, zhvillimin pozitiv në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

"Kur do të gjindet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për ndonjë çështje të hapur ndërmjet fqinjve, kjo është shenjë inkurajuese për përgjegjësi dhe pjekuri. Maqedonia me atë u bë vendi i parë nga ish-Jugosllavia me kufi të demarkuar të tërësishme", thuhet në kumtesën e presidencës suedeze.

Në deklaratën me shkrim, ndërkaq, të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme she Siguri Havier Solana, thuhet se marrëveshja e arritur është shenjë për pjekuri, përgjegjësi dhe respektim të ndërsjellë.

"Ju uroj Maqedonisë dhe Kosovës për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Shpresoj se marrëveshja shumë shpejt do të marrë ratifikim parlamentar", shton Solana.

Marrëveshjen e arritur për demarkacionin ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës e përshendeti SHBA-ja.

"Me marrëveshjen përfundon shënimi i kufirit midis dy vendeve. Udhëheqësitë në Shkup dhe Prishtinë treguan vendosshmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm drejt sigurimit të stabilitetit rajonal. E presim vendosjen e shpejtë edhe të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendve", theksohet në kumtesën nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Publikuar: 17.10.2009 | 20:23
Lexuar: 302 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime