E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori amerikan Filip Riker, euroambasadori Ervan Fuere dhe ambasadori suedez Lars Freden, të cilët morën pjesë në seancën kuvendore të konvokuar urgjentisht në të cilën në rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes për shënim fizik ndërmjet Maqedonisë dje Kosovës, e përshendetën pajtueshmërinë e arritur midis dy qeverive për demarkacionin e kufirit.
Riker, Fuere dhe Freden e pėrshendetin, Qeveria sqaron opozitėn









Riker, Fuere dhe Freden e përshendetën vendimin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

Ambasadori amerikan Filip Riker, euroambasadori Ervan Fuere dhe ambasadori suedez Lars Freden, të cilët morën pjesë në seancën kuvendore të konvokuar urgjentisht në të cilën në rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes për shënim fizik ndërmjet Maqedonisë dje Kosovës, e përshendetën pajtueshmërinë e arritur midis dy qeverive për demarkacionin e kufirit.

"Qeveria e SHBA-së dhe ambasada e saj u uron dy qeverive për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit. Kjo tregon përgjegjësi, lidership dhe pjekuri të madhe që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë shumë të mirë. Kjo është mirë për të dy shtetet dhe tërë rajonin dhe e bën Maqedoninë shtet i parë nga ish Jugosllavia kufijtë e së cilës tërësisht janë shënuar", deklaroi ambasadori Riker.

Euroambasadori Fuere deklaroi se komisari për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana e përshëndeti marrëveshjen që të dyja palët e aritën mbrëmë.

"Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të dyja palët dhe është shprehje e besimit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë të të dy qeverive. Kjo është porosi për stabilitetin e tërë rajonit", deklaroi Fuere.

Ambasadori Freden deklaroi se presidenca suedezeme BE-në e përshendet progresin më të ri në marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

"Kjo është shenjë inkurajuese për përgjegjësi dhe pjekuri se u gjet zgjidhje e përbashkët për çështjet e hapura ndërmjet fqinjve", deklaroi ai.

Gruevski: Maqedonia nuk ka humbur asnjë milimetër me demarkacionin e kufirit

Nuk ka kurrfarë arsye për çfarëdo qoftë druajtje nga marrëveshja për shënimin e kufirit me Kosovën. Maqedonia nuk ka humbur asnjë milimetër nga territori.

Asnjëherë edhe për çfarëdo qoftë çmimi nuk do të nënshkruaja diçka me të cilën do të humbasim një milimetër, e lëre më diçka më shumë nga territori i RM-së, deklaroi kryeministri Gruevski, duke reaguar në dyshimet e opozitës se nuk bëhet fjalë për demarkacion por për ndryshim të kufijve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Nikolla Gruevski

Sipas kryetarit të Qeverisë, opozita manipulon dhe e frikëson opinionin në tentim të fitojë ndonjë pikë politike, ndërsa në dëm të shtetit.

"Këtë që sot e bën opozita nuk do t'i ndihmojë shumë. Noshta për një apo dy ditë do ta frikësojë dike apo ndonjë do të dyshojë, por jo në afat të gjatë do të shihet se kjo ka qenë edhe një tentim për manipulim të qytetarëve", tha Gruevski, pas vizitës së Panairit "Tehnoma 2009".

Gruevski theksoi se me demarkacionin e kufirit me Kosovën mbyllet një çështje e madhe politike, se kjo do të thotë stabilitet, posaçërisht, siç tha, sepse vetë e zgjedhim pa humb asnjëra palë.

"Thellë jam i bindur se kjo marrëveshje është sukses i madh për Maqedoninë sepse e mbyllim çështjen me kufirin të cilën me vite më pas askush nuk pati sukes ta zgjidhë, të cilën Branko Cërvenkovski ua kishte premtuar qytetarëve se do ta zgjidhë për një vit në periudhln kur kandidohej për president të shtetit dhe e cila vazhdimisht na qëndropnte si plagë e hapur e cila në çdo moment mund të aktivizohet. ne do të jemi shteti i parë në rajon, të paktën nga ish shtetet jugosllave, që do t'i ketë të mbyllura të gjitha çështjet kufitare dhe pas kësaj nuk ka asnjë çështje tjetër kufitare të hapur", tha kryeministri.

Gruevski shtoi dhe se ekipe profesionale dhe persona me përvojë nga shumë ministri të cilët e njohin terrenin kanë punuar me shumë kujdes në çështjen dhe se ajo me sukses ka përfunduar.


Milloshevski: Marrëveshja akt i rëndësishëm

Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski sot deklaroi se ratifikimi i Marrëveshjes për shënim fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, që Qeveria do ta arsyetojë para Kuvendit të Maqedonisë, është akt shumë i rëndësishëm për shkak se mbyll një çështje të rëndësishme, që do të kontribuojë për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe për stabilitet rajonal.

Kjo, siç vlerësoi, është edhe një kontribut lidhur me tezën tonë se Republika e Maqedonisë me demostrim të këtillë të vullnetit të mirë dhe pajtueshmëri reciproke jep kontribut për stabilitet rajonal dhe marrëdhënie të mira fqinjësre.
Antonio Miloshoski


I pyetur për pohimet e opozitës se me këtë marrëveshje prishet tashmë marrëveshja e nënshkruar me ish RSJ-në për shtrirjen e vijës kufitare, Milloshovski potencoi se me marrëveshjen për demarkacionin nuk derogohet ndonjë marrëveshje tjetër, gjegjësisht marrëveshja nga viti 2001.

Në Kuvend sot filloi seanca në të cilën duhet të ratifikohet marrëveshja. Opozita paraqiti vërejtje procedurale se bëhet fjalë për ndryshim, e jo për shënim fizik të kufirit, ndërsa për votim të tillë nevojitet dy të tretat e shumicës. Kërkuan prezencën në seancë të kryeministrit Nikolla Gruevski, të sigurohen harta topografike dhe sqarim nga shërbimet kompetente për aspektet e sigurisë ndaj shtetit.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski u përgjigj se marrëveshja është për shënim fizik, e jo për ndryshim të kufirit dhe se Ligji për ratifikimin e saj miratohet me shumicë të zakonshme. Veljanovski tha se kryeministri Gruevski është ftuar bashkë me anëtarët e Qeverisë, por prezenca e tyre varet nga mundësitë e tyre. Theksoi se në seancë ka përfaqësues të Qeverisë - shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski. Për kërkesën që të sigurohen harta topografike, sqaroi se të gjitha materialet nga Qeveria i kanë edhe deputetët.

Kuvendi pastaj e miratoi rendin e ditës të propozuar, ndërsa Veljanovski e ndërpreu seancën, për shkak se sipas Rregullores kuvendore, për ratifikimin e Marrëveshjes paraprakisht duhet të prononcohen Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës -juridik.

Seanca e Komisionit për politikë të jashtme është në vijim, ndërsa pas përfundimit të saj duhet të takohet edhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Seanca e Kuvendit do të vazhdojë pasi që të sy komisionet do ta shqyrtojnë Marrëveshjen për shënim fizik të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

Në seancëne sotme marrin pjesë edhe ambadasorët e SHBA-së Filip Riker, i BE-së Ervan Fuere dhe i Suedisë Lars Freden.

Seanca kuvendore është caktuar pasi që Qeveria dje i pranoi informacionin për përmbylljen e marrëveshjes dhe tekstin e harmonzuar të dokumentit, si dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e saj.

Marrëveshjen e arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit e përshendetën BE dhe SHBA.

Publikuar: 17.10.2009 | 21:30
Lexuar: 609 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime