E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas informacioneve jozyrtare të policisë së Tetovës mësohet se shkaku i vrasjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes prindërve të të vrarit dhe gjyshit të tij, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Perëndim.
Gjyshi vret nipin me sėpatė










Vritet me sëpatë në gjumë një person nga Tetova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit, në rrugën “Ivo Ribar Llolla”, kur gjyshi i viktimës, 68 vjeçar, ka marrë sëpatën dhe ka shkuar drejt dhomës ku ka qenë duke fjetur nipi i tij.

Pas vrasjes që ka bërë gjyshi i të ndjerit është drejtuar për në polici ku ka denoncuar rastin.

Sipas informacioneve jozyrtare të policisë së Tetovës mësohet se shkaku i vrasjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura mes prindërve të të vrarit dhe gjyshit të tij, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar dhe punuar në Perëndim.

Ndërsa për Sektorin e Punëve të Brendëshme të Tetovës, as vrasësi dhe as viktima nuk kanë pasur precedent penal.

Gjatë ditës së sotme policia e Tetovës zhvilloi biseda me vrasësin, ndërsa trupi i pa jetë i 21 vjeçarit sot është marrë nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Publikuar: 17.10.2009 | 21:35
Lexuar: 758 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime