Riker, u njoftua poashtu edhe me të kaluarën historike të objekteve dhe domethënien e tyre për këtë vend. Behixhudin Shehabi, drejtor i qendrës nacionale për Konservim, shpjegoi për rëndësinë e restaurimit të tyre dhe me këtë edhe ruajtjen e e objekteve në fjalë.
Vizita e xhamisë së Larme, shtëpisë së Palloshëve dhe Hamamin e vjetër të qytetit, ky ishte qëllimi i qëndrimit të sotëm në Tetovë i ambasadorit të SHBA-ve Filip Riker.
Riker, u njoftua poashtu edhe me të kaluarën historike të objekteve dhe domethënien e tyre për këtë vend.
Behixhudin Shehabi, drejtor i qendrës nacionale për Konservim, shpjegoi për rëndësinë e restaurimit të tyre dhe me këtë edhe ruajtjen e e objekteve në fjalë.
Përndryshe me ndihmën e qeverisë Amerikane u restaurua hamami i cili u shndërrua në galeri artesh.
Vazhdon interesimi i miqve tanë nga Amerika për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në Maqedoni, në rend të parë në Tetovë për këto objekte kulminante, theksoi Shehabi.
Ambasadori amerikan paralajmëroi ndihmë të mëtutjeshme dhe grande për restaurimin e objekteve të këtilla në Maqedoni.
Sollëm sot shokët tonë nga Nju Jorku zotin ambasador dhe zonjën Blinken, nga SHBA-të, që e vizitojnë Maqedoninë për herë të parë, dhe ju treguam atyre këto pasuri fabuloze që janë pjesë e trashëgimisë kulturore e këtij vendi të mrekullueshëm, dhe poashtu tu tregojmë me krenari se ku SHBA-të kanë ndihmuar për këto monumente unike kulturore, deklaroi Filip Riker, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
Ne do vazhdojmë me programet e këtilla dhe jam shumë i lumtur që nënshkruam edhe grandin me ministrinë e Kulturës, për ca punë në adoptimin e Hamamit të Pashës në Shkup dhe shpejt do nënshkruajmë poashtu edhe pajtimin për një grand të madh për të rekonstruuar dhe punëve konservuese për Kishën PREBILEPTOS në Ohër.
Tetova përndryshe ka një pasuri të madhe kulturore historike në të cilën do duhet të investohet edhe në të ardhmen me qëllim të rruajtjes së tyre. /Bashkim Sulejmani/