E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me shfaqjen e "Albanikum" me regji të Florent Mehmetit, në realizim të Teatrit Kombëtar nga Tetova dhe me ndarjen e çmimeve për më të mirët, mbrlmë përfundoi edicioni i tetë i festvalit " Teatri Shqiptar në Maqedoni - Dibër 2009".
Pėrfundoi Festivali








Me shfaqjen e "Albanikum" me regji të Florent Mehmetit, në realizim të Teatrit Kombëtar nga Tetova dhe me ndarjen e çmimeve për më të mirët, mbrlmë përfundoi edicioni i tetë i festvalit " Teatri Shqiptar në Maqedoni - Dibër 2009".

Për shfaqje më të mirë të festivalit u shpall "Koloneli Zog" me regji të Alfred Trebicka, ndërsa në realizim të teatrit "Skapma" nga qyteti shqiptar i Elbasanit.

Çmimin për regji më të mirë, regjia profesionale vendosi t'ia ndajë Kastriot Saqipit nga teatri "Dodona" nga Prishtina. Për aktor dhe aktore më të mirë u shpallën Shengyl Ismajli nga tetatri "Dodona" dhe Roland Trebicka, aktor nga teatri kombëtar i Tiranës.

Në gjashtë ditët e kaluara sa zgjati festivali, publiku dibran pati mundësi të përcjellë shtatë shfaqje teatrale në realizim të teatrove nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Patrinazh kryesor i manifestimit ishte pushteti vendor e Dibrës, ndërsa financiarisht është ndihmuar edhe nga Ministria e Kulturës, nga Komuna e Strugës, si dhe donatorë të tjerë.
Burhan Amiti

AKTORI I TEATRIT TE TETOVES BURHAN AMITI MORI CMIMIN INKURAJUES NE FESTIVALIN E TEATROVE SHQIPTARE NE DIBER, PER ROLIN E KRIJUAR NE SHFAQEN "ALBANICUM", AUTOR DHE REGJISOR I SE CILES ESHTE FLORENT MEMETI. NE KETE SHFAQE GJITHASHTU INTERPRETOJNE: ELMIR SEJFULLAI, ALTRIM MAMUTI DHE ARSIM FAZLIU. KY ESHTE CMIMI I DYTE PER KETE AKTOR, PAS CMIMIT TE FITUAR PER ROL EPIZODIK NE SHFAQEN "MUZIKA 2" NE FESTIVALIN E FERIZAJT.

Publikuar: 18.10.2009 | 18:34
Lexuar: 877 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime