E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane, për dërgesat në nëntor, në Bursën e mallrave të Nju-Jorkut, është ulur për 42 centë, në 77,16 dollarë për një barel, për shkak se në një moment gjatë punës së sotme ka arritur shumën më të lartë që nga tetori i vitit 2008 - në 78,17 dollarë për një barel.
Ulet ēmimi i naftės nė bursat nga vlera rekorde e sivjeme










Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën e Nju-Jorkut, sot u zvogëlua nga vlera rekorde e sivjeme, që është arritur sot në mëngejs, për shkak se rezultatet e këqija të disa kompanive e ulën optimizmin në tregun financiar.

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane, për dërgesat në nëntor, në Bursën e mallrave të Nju-Jorkut, është ulur për 42 centë, në 77,16 dollarë për një barel, për shkak se në një moment gjatë punës së sotme ka arritur shumën më të lartë që nga tetori i vitit 2008 - në 78,17 dollarë për një barel.

Njëkohësisht, "brent" nafta evropiane në Bursën ndërkombëtare të petroleumit në Londër u lirua për 62 centë, në 75,61 dollarë për një barel.

Lënda më e rëndësishme e parë energjetike dje është shtrenjtuar, e gjashta ditë me radhë, pas raportit për rënien papritmas të madhe të rezervave të naftës në SHBA nga java e kaluar, si dhe nga rritja e indeksit të bursave në nivelin më të lartë në 12 muajt e fundit, pas shpalljes së rezultateve afariste të bankës amerikane "Goldman Saks".

Publikuar: 18.10.2009 | 18:50
Lexuar: 724 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime