Po shumë dëme janë bërë, shtallën e ka prishur. Brenda dhentë nuk kam ku i mbaj natën. Krejt ujë është bërë.
Në fshatin tonë ka më shumë edhe se këtu, atje kemi gjatë kohe probleme. Duhet të del dikush të merr masa, tha Aziz Azizi, bujk nga fshati Pollaticë. Kryetari i kësaj Komune Fatmir Izairi, ka qëndruar në teren për tu njohur me rastin.
Fushat e Komunës së Zhelinës ka disa ditë që janë vërshuar nga ujërat e zeza të Tetovës shkaku i plasjes së gypave të kanalizimin fekal. Banorët thonë dëmet janë të mëdha veçanërisht në bujqësi, por dëme kanë pësuar edhe objektet ku ata mbajnë bagëtinë.
Veç kësaj, banorët druajnë edhe nga paraqitja e ndonjë sëmundje ngjitëse.
Po shumë dëme janë bërë, shtallën e ka prishur. Brenda dhentë nuk kam ku i mbaj natën. Krejt ujë është bërë.
Në fshatin tonë ka më shumë edhe se këtu, atje kemi gjatë kohe probleme. Duhet të del dikush të merr masa, tha Aziz Azizi, bujk nga fshati Pollaticë.
Kryetari i kësaj Komune Fatmir Izairi, ka qëndruar në teren për tu njohur me rastin. Zona që është dëmtuar nga ujërat e kanalizimit të qytetit, është tepër e madhe, ndërsa era e keqe dhe papastërtia rrezikojnë paraqitjen e ndonjë epidemie.
Izari tha se do të ngej padi ndaj Komunës së Tetovës, nëse nuk e zgjidh këtë problem të vjetër.
Ky problem daton që më herët, për arsye se kolektori kryesorë i kanalizimit të Tetovës kalon nëpër fshatin Trebosh dhe derdhet këtu në fshatin Zhelinë.
Përveç kësaj nuk ka stacion filtrues kolektori është shumë i vjetër dhe kemi pasur ankesa shumë nga qytetarët. I njëjti kanalizim kur derdhet kalon nëpër një përockë nëpër fshatin Pollaticë, kam qenë i thirur edhe në fshat tek shkolla për shkakun e rrezikut të epidemive, u shpreh Sinkron: Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës.
Zonat e vërshuara janë vizituar edhe nga drejtori i Ndërmarrjes publike, Tetova, Hasan Luma, i cili premtoi tejkalimin e këtij problemi.