E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës është përgjigjja më e mirë për të gjithë oponentët tanë për atë se si bëhet politikë e përgjithshme shtetërore konstruktive dhe me përkushtim, deklaroi Mehmeti
BDI: Marrėdhėniet diplomatike Maqedoni - Kosovė hap i madh pėr paqėn nė Ballkan








Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

"Akti i sotëm paraqet mbyllje të një procesi të mundimshëm dhe të gjatë të mbylljes së kontesteve të trashëguara nga e kaluara mes dy shteteve te reja në Ballkan dhe hap perspektiva të reja në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, ajo shtoi se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë nga rëndësia më e mirë për paqe të qëndrueshme për stabilitet të plotë dhe për prosperitet të kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor.

Presim që pas këtij akti të çelet rruga edhe për ratifikimin sa më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes ministrive dhe dikastereve të ndryshme, respektivisht të dy shteteve fqinje, deklaroi Ermira Mehmeti-Devaja në konferencën e sotme për shtyp.

Në fund akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës është përgjigjja më e mirë për të gjithë oponentët tanë për atë se si bëhet politikë e përgjithshme shtetërore konstruktive dhe me përkushtim, deklaroi Mehmeti

"Sot ranë në ujë të gjitha akuzat dhe shpifjet e oponentëve politikë dhe u dëshmua në praksë kapacitetit politik fuqia në vendimarrje dhe vendosshmëria për të çuar përpara proceset me rëndësi për vendin. Deri sa të tjerët bënin marketing duke licituar me Kosovën në njohjen e saj dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ditën e sotme e bëjmë një realitet për qytetarët dhe për shtetin e Republikës së Maqedonisë", theksoi Mehmeti.

Në pyetjen e gazetarëve se meritë e kujt është kjo e faktorit politik apo e faktorit ndërkombëtar në vend, ajo u pëgjigj si dhe në të gjitha proceset sfiduese dhe të vështira politike ashtu edhe në procesin e vendosjes së marrëdhënies diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës rolin apo përgjegjësinë kryesore e kanë patur aktorët aktivë politikë pjesëmarrës në qeverinë e koalicionit dhe mbështetja aktive suporti pra i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë një imput një kontribut i mirëseardhur dhe i vlerësuar lartë.

Ne i kemi përshëndetur edhe dje edhe në ditët e kaluara dhe e çmojmë lartë rolin e tyre dhe kontributin që japin për stabilizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Publikuar: 18.10.2009 | 21:32
Lexuar: 502 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime