Konsiderojmë që ky është një inkurajim për institucionet në Maqedoni që të vazhdojnë me reformat, të vazhdojnë me plotësimin e kriteret që një ditë Maqedonia të merr edhe datën e bisedimeve por edhe të bëhet anëtare e plotë fuqishme e Bashkimit Evropian.
Intervistë e zv/kryeministrit të RM-së, Abdilaqim Ademi për RTVM 2
Maqedonia pranoi raport pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e arritur dhe njëherë i rekomandohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Çdo të thotë kjo për vendin tonë?
A.Ademi: Unë mendoj se ky raport bën në radhë të parë vlerësimin e punës dhe progresit të arritur brenda këtij viti. Mirëpo ,dëshiroj të theksoj që pas vitit 2005 ky është një raport i cili është pozitiv sepse nga viti 2005 jemi dëshmitar që të gjitha raportet thuajse kanë qenë negative dhe me vërejtje konkrete, veçanërisht, raporti i vitit 2008 në fakt kur u dorëzuan edhe 8 kriteret të cilat duhet të plotësohen nga Qeveria dhe theksonte si më problematike zgjedhjet e vitit 2008 që u zhvilluan në Maqedoni. Prandaj, ajo që jepet si vlerësim tani është vlerësim për punën e kryer nga Qeveria dhe ne konsiderojmë që ky rezultat nuk është vetëm punë e Qeverisë, është rezultat i cili është i koordinuar dhe mirë i kryer nga të gjitha institucionet në Maqedoni nga të gjithë faktorët relevant në Maqedoni duke inkuadruar këtu Qeverinë, pushtetin lokal, parlamentin, gjyqësinë, partitë politike qofshin ato në pozitë apo në opozitë, organizatat joqeveritare, gjegjësisht, sektorin joqeveritar, mediumet e kështu me radhë, që do të thotë është një rezultat i arritur i bashkërenditur i të gjithë këtyre faktorëve dhe ky rezultat i dedikohet në radhë të parë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ne konsiderojmë që ky është një inkurajim për institucionet në Maqedoni që të vazhdojnë me reformat, të vazhdojnë me plotësimin e kriteret që një ditë Maqedonia të merr edhe datën e bisedimeve por edhe të bëhet anëtare e plotë fuqishme e Bashkimit Evropian. Kështu që e gjitha ajo që është vlerësuar ne e konsiderojmë si pozitive,të gjitha ato vërejtjet që jepen në raport ne i konsiderojmë si udhërrëfyes se çka duhet të punojmë në të ardhmen.
Në bazë të kësaj që e thatë ka gjasa reale që Këshilli i Evropës në fund të këtij viti Maqedonisë ti caktoj edhe datë të saktë për fillimin e bisedimeve?
A.Ademi: Unë mendoj që gjasa reale ka, mirëpo, sigurisht që do të varet edhe nga sjellja dhe nga ajo që do të punojmë në të ardhmen deri sa të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Evropian prandaj mendoj që të gjitha forcat tani duhet të koncentrohen në plotësimin e kriteret tjera, në eliminimin e vërejtjeve që jepen nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha aktivitetet tona duhet të jenë të atilla që ti bindin ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian në mbledhjen e dhjetorit të mund të caktojnë edhe datë për fillimin e bisedimeve. Sigurisht atë që thashë me herët është inkurajim për neve. Ne do të vazhdojmë me përkushtim për plotësimin e këtyre kritereve dhe eliminimin e vërejtjeve që përmenden në raport, por përsëri them duhet një bashkë koordinim me të gjitha forcat politike në radhë të parë në Maqedoni,me sektorin joqeveritar, me komunat dhe me të gjitha institucionet tjera.
Komisionari Oli Ren ka theksuar se zgjidhja e çështjes së ermit do të ishte një nga hapat konkrete për hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE). Sa është kjo inkurajuese për Qeverinë në këto çaste?
A.Ademi: Jo vetëm në deklaratën e sotme të komisarit Oli Ren, por edhe në të gjitha deklaratat dhe prononcimet e mëhershme të funksionarëve të lartë të Këshillit të Evropës dhe të NATO-së dhe funksionarëve të tjerë të vendeve botërore jepet mesazh i qartë që Maqedonia duhet të zgjidh sa më shpejtë kontestin me Greqinë me qëllim që të hapen edhe dyert për anëtarësim të plotë edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian. Mendoj që liberalizimi i vizave që do të pasojë nga 1 janari i vitit 2010, raporti pozitiv që pranuam sot me rekomandim për hapjen e bisedimeve kanë krijuar parakushte dhe krijojnë një ambient të mirë që ne të vazhdojmë me procesin e negociatave me Greqinë. Por, nga ana tjetër, edhe Qeveria e re e krijuar pas zgjedhjeve në Greqi me deklaratat konstruktive dhe me ambientin konstruktiv që po krijon edhe në Greqi edhe në rajon japin mundësi për të arritur një kompromis për të arritur një zgjedhje e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha palët flasë për shtetin e Maqedonisë dhe Greqisë dhe me këtë të eliminoj edhe barrierat e fundit për tu anëtarësuar në NATO dhe të hapen dyert për fillimin e bisedimeve dhe Maqedonia të bëhet anëtare e plotë fuqishme sigurisht për anëtarësim të plotë në BE nuk është pengesë vetëm emri, janë edhe vërejtjet që jepen dhe të gjitha ato kriteret që duhet të plotësohen, por ne ngelim të përkushtuar për ti realizuar.
Ç'është ajo me konkretja më e rëndësishmja që pas publikimit të raportit duhet ta bëjë Republika e Maqedonisë?
[b]A.Ademi:Unë mendoj që publikimi i raportit pozitiv me rekomandim për fillimin e bisedimeve nuk duhet të jetë arsyeja që institucionet në Maqedoni ti kaplojë euforia, por përkundrazi ne do duhet të sillemi me vetëdije, do duhet të punojmë me përkushtim ti plotësojmë edhe kriteret tjera, të vazhdojmë me përmirësimin e kushteve për jetë këtu në Maqedoni, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe të vazhdojmë me aktivitetet e mëtutjeshme. Në asnjë mënyrë nuk duhet të nënkuptohet që ne pranuam raportin pozitiv dhe këtu do të duhet të ndalemi, përkundrazi ne do të duhet të vazhdojmë me hapat dhe ritëm të njëjtë./ RTVM 2/