E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia e mori rekomandimin e Komisionit Evropian dhe pret datë për fillimin e negociatave, por punët nuk ndalojnë këtu. Shteti është i gatshëm me përkushtim të punojë në reformat dhe t'i zbatojë, jo për ta kënaqur Brukselin, por qytetarët e Maqedonisë.
Integrimi: Punėt nuk pėrfundojnė me rekomandimin e KE-sė, reformat vazhdojnė










Maqedonia e mori rekomandimin e Komisionit Evropian dhe pret datë për fillimin e negociatave, por punët nuk ndalojnë këtu. Shteti është i gatshëm me përkushtim të punojë në reformat dhe t'i zbatojë, jo për ta kënaqur Brukselin, por qytetarët e Maqedonisë.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski në ligjerimin e sotëm para studentëve të Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë" në kuadër të USHCM-së.

Duke u përqëndruar në elementet më kryesore, ai potencoi se Raporti jep pasqyrë reale për pikat të cilat vendi i ka plotësuar në pikëpamje të kritereve politike dhe ekonomike, në pjesën e bashkëpunimit me shoqërinë qytetare. Ai theksoi se reformat vazhdojnë, veçanërisht në sferat ku është shënuar zhvillim më i vogël.

"KE-ja nuk pret prej nesh t'i plotësojmë të gjitha kriteret e Kopenhagës por ato të plotësohen para momentit të antarësimit fuqiplotë. Të gjitha ato të cilat u dhanë ishin me qëllim Maqedonia të përgatitet për negociatat", tha Naumovski. Maqedonia, shtoi ai, pret të marrë datë për negociata pas së cilës do të afrohet nga analiza e legjislaturës ekzistuese dhe pastaj të përcaktohet se ku duhet të bëhen ndryshimet më të mëdha për harmonizimin e përshpejtuar me qëllim që të ketë qasje nga hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave. Vendi ka kapacitet t'i zbatojë reformat dhe ato të përfundojnë shumë më shpejt se që e bënë vendet e tjera të cilët u bënë pjesë e BE-së, me ç'rast, siç theksoi, negociatat do të mund të përfundojnë shumë më shpejt se zakonisht.

"Maqedonia katër vite me radhë është me statusin e shtetit-kandidat dhe gjatë këtyre viteve u zbatuan reformat të cilat zakonisht zbatohen në fillim të negociatave dhe ne jemi të bindur se Republika e Maqedonisë do të jetë njëra prej shteteve e cila së shpejti do t'i përfundojë negociatat për anëtarësim", tha Naumovski duke u shprehur pritje që në këtë proces të kyçen edhe studentët e tanishëm si bartës të ardhshëm në procesin e eurointegrimeve

Publikuar: 19.10.2009 | 18:36
Lexuar: 245 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime