Vendmi që detyrimisht të vaksinohen vetëm vajzat 12-vjeçare, siç tha ministri Osmani, nuk është politik por është mjekësor dhe profesional sepse duhet të fillojmë nga ky brez. Republika e Maqedonisë është vendi i 104-t në botë i cili e zbaton vaksinën kundër Human Papilomavirusit (HPV)
Interesi për vaksinimin kundër Human Papilomavirusit (HPV) shkaktari kryesor i tumorit të qafës së mitrës është i madh, vaksina është e sigurt, zbatohet në investigimet bashkëkohore dhe i ka kaluar të gjitha testet e institucioneve më të njohura si Agjencia amerikane për medikamente dhe ushqim, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në vizitën e sotme të Qendrës për këshillimin vullnetar dhe testimin e HIV/SIDË-s.
Ai thekson se projekti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin kundër HPV-së vazhdimisht zgjerohet.
"Edhe pse fillimi ishte parashikuar që të fillonim me një pjesë të fushatës prej 3.000 vajzave nga 9 deri 26 vjeç, me qëllim që të ngrihet ndërgjegjia e qytetarëve për nevojën e vaksinimit dhe ta përgatitin sistemin tonë, nga 1 janari i vitit 2010 vaksina do të jetë e detyurar, deklaroi ministri Osmani.
Vendmi që detyrimisht të vaksinohen vetëm vajzat 12-vjeçare, siç tha ministri Osmani, nuk është politik por është mjekësor dhe profesional sepse duhet të fillojmë nga ky brez.
Republika e Maqedonisë është vendi i 104-t në botë i cili e zbaton vaksinën kundër Human Papilomavirusit (HPV)