Udhëheqësia e korporatës mediale Times Co., e cila është pronarë e gazetës, lajmëroi se negociatat me të punësuarit në redaksinë fillojnë të martën, 20 tetor.
Njëra prej gazetave më të mëdha amerikane Nju-Jork Tajms shpalli pezullimin e 100 vendeve të punës.
Do të reduktohen tetë për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në redaksinë e gazetarëve të edicionit.
Udhëheqësia e korporatës mediale Times Co., e cila është pronarë e gazetës, lajmëroi se negociatat me të punësuarit në redaksinë fillojnë të martën, 20 tetor.
Të gjithë gazetarëve, vendet e punës e të cilëve do të reduktohen, do t`u propozohet që vetë të japin dorëheqje si zëvendësim për kompensimin financiar.
Nëse ky propozim nuk pranohet, udhëheqësia do të jetë e detyruar t`i rreket vendimeve për pushim nga puna, deklaroi drejtori ekzekutiv i korporatës Bil Keler. /makfaks/