Rritja ekonomike në vitin 2009 është negative si rezultat i krizës globale ekonomike. Sektori financiar mbetet stabil. Është bërë progres edhe në lidhje me zvogëlimin e papunësisë. Megjithatë, shkalla e papunësisë mbetet shumë e lartë, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe të pashkolluarve.
Raporti i Komisionit Evropian për progesin e Republikës së Maqedonisë sot është në rend dite para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike.
Lidhur me kriteret ekonomike, KE në raport vlerësoi se Maqedonia ka përparuar nga vendosja e ekonomisë së tërësishme funksionale të tregut.
"Në afat të mesëm vendi duhet të jetë i përgatitur të përmbahet nga presionet e konkurencës dhe kushtet tregtare në BE përmes implementimit të reformave me qëllim që të zvogëlohen disa dobësi të caktuara strukturale.
Rritja ekonomike në vitin 2009 është negative si rezultat i krizës globale ekonomike. Sektori financiar mbetet stabil. Është bërë progres edhe në lidhje me zvogëlimin e papunësisë. Megjithatë, shkalla e papunësisë mbetet shumë e lartë, veçanërisht në mesin e të rinjve dhe të pashkolluarve.
Progres është regjistruar edhe në përmirësimin e biznes-klimës, ndërsa është përforcuar edhe pavarësia financiare e trupeve superrevizore dhe rregullatore", theksohet në Raport. Në pjesën ekonomike zhvillim më i vogël është regjistruar në sektorin energjetik.
Më së shumti kanë të bëjnë me Ligjin për energjetikë në pjesën e pozitës monopole të ELEM-it, formimin e lartësisë së çmimit të energjisë elektrike dhe liberalizimit të mëtutjeshëm të tregut.
Pjesën ekonomike ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi dje e vlerësoi si të mirë duke theksuar se, megjithatë, ka akoma punë për të bërë.
Nga 33 kapitujt në Raport Ministria e Ekonomisë është koordinatore e shtatë, ndërsa merr pjesë edhe në tre të tjerat.
Sipas tij, raporti pozitiv do të ketë rëndësi të madhe për investimet në periudhën e ardhshme, por do të thotë edhe obligime dhe përgjegjësi shtesë.