E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cvetanovski tha se gjatë bisedimeve me përfaqësuesin e qeverisë, emrin e të cilit nuk e bën publik ka pasur afrim të qëndrimeve por sipas tij ajo nuk mjafton që greva të ndërpritet.
Cvetanovski: Greva nė arsim do tė vazhdojė
Greva e përgjithshme e punonjësve të arsimit do të vazhdojë, kështu deklaroi kryetari i SASHK-ut Dojçin Cvetanovski, pas takimit që zhvilloi në selinë e qeverisë me një përfaqësues qeveritar.


Cvetanovski tha se gjatë bisedimeve me përfaqësuesin e qeverisë, emrin e të cilit nuk e bën publik ka pasur afrim të qëndrimeve por sipas tij ajo nuk mjafton që greva të ndërpritet.



“Nuk mund të them se jemi afër apo larg arritjes së zgjidhjes, dhe për këtë shkak greva e përgjithshme do të vazhdojë nesër dhe çdo ditë të ardhshme deri sa të arrihet një zgjidhje e pranueshme, do të thotë bisedime kishte kemi afrim qëndrimesh por kjo nuk mjafton që greva të ndërpritet”, deklaroi Dojçin Cvetanovski, kryetar i SASHK-ut.


Cvetanovski nuk u përgjigj nëse nesër do ta radikalizojë grevën me hyrje në grevë të urisë, duke thënë se ky hap është individual dhe nuk ka të bëjë me grevën e përgjithshme.


“Mos e ndërlidhni grevën e përgjithshme me paralajmërimin për grevë urie, sepse ai vendim është personal dhe individual dhe është i atyre që kanë vendosur kështu, dhe i njëjti nuk bëhet për ti bërë presion ministrive apo qeverisë për ti pranuar kërkesat tona, por është presion për të ndalur presionet ndaj sindikatës”, shtoi Cvetanovski.


Lideri i sindikalistëve të arsimit kërkoi nga partitë politike, si atyre të pushtetit ashtu edhe atyre opozitare ti mbajnë duart lartë sindikatës dhe grevës dhe të mos shfrytëzojnë këtë situatë për përfitime politike.

Naim Vrenezi
ALSAT-M

Publikuar: 01.12.2008 | 01:22
Lexuar: 721 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime