E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas DR-së presidenti duhet të shqyrtojë këtë vendim dhe përveç zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi të emërojë të paktëne dhe një anëtar një shqiptar. Në të kundërtën kjo parti paralajmëron iniciativë para Gjykatës Kushtetuese.
DR: Vetėm njė shqiptar nė Kėshillin pėr Siguri Kombėtare










Demokracia e Re konsideron se me emërimin e vetëm një anëtar shqiptar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti ka shkelur amendamentin 13 të nenit 86 të Kushtetutës së Maqedonisë. Sipas DR-së presidenti duhet të shqyrtojë këtë vendim dhe përveç zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi të emërojë të paktëne dhe një anëtar një shqiptar. Në të kundërtën kjo parti paralajmëron iniciativë para Gjykatës Kushtetuese.

“Deri më tani prej vitit 2001 e këndej gjithë presidentë kanë propozuar dy anëtar të Këshillit të sigurisë kombëtare dhe kjo është hera e parë që në mënyrë flagrante të shkelet Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nga presidenti i shtetit, prandaj ne i apelojmë presidentit që para se të ngrejmë procedurë në Gjykatën Kushtetuese ai të shqyrton vendimin e tij dhe të propozojë edhe anëtarë të tjerë”, vlerëson Arijanit Hoxha, zëdhënës i Demokracisë së Re.

Në amendamentin 13 të Kushtetues thuhet se “gjatë emërimit të tre anëtarëve, Presidenti duhet të sigurojë që përbërja e Këshillit si tërësi në mënyrë përkatëse ta pasqyrojë përbërjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë”. Para dy javëve nga posti anëtar të jashtëm ishin shkarkuar Imer Selmanin, Musa Xhaferi dhe Jovan Manasievski, ndërsa presidenti Ivanov në vend të tyre emëroi profesorin universitar Pande Llazarevskin, zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademin dhe Veli Kreçin të nacionalitetit turk. Zëvendëskryeministri Ademi lidhur me këtë çështje konsideron se të gjitha institucione kanë për obligim të respektojnë përfaqësimin adekuat të bashkësive etnike në vend.

"Vendimi është i marrë nga kryetari i shtetit dhe sigurisht që kjo pyetje do të duhet t'i bëhet atij dhe ai duhet të jep vlerësim por unë mendoj se të gjitha institucionet duke filluar nga kryetari i shtetit dhe deri tek institucionet tjera më të ulëta, të cilat kanë obligim për të respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat do të duhet ta kenë parasysh këtë dispozitë kushtetuese dhe do të duhet ta respektojnë deri në fund me përpikmëri", thekson zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.

Nga Kabineti i Presidentit janë kategorik dhe thonë se parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë, është përmbushur dhe se përmbajtja e re e përfaqëson karakterin multietnik të shtetit. Javën e kaluar këtë vendim e komentuan edhe ekspertët ligjore sipas së cilëve përbërja e re e Këshillit nuk pasqyron përbërjen e popullsisë në vend. Sipas Kushtetutës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, përbëhet nga kreu i shtetit, kreu i Parlamentit, ai i Qeverisë, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Brendshme dhe Mbrojtjes. Ndërsa tre anëtarë të jashtëm, emërohen nga presidenti, me klauzolën e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. Ndryshimet e fundit në Këshill ndodhën para dy javësh. /Frosina Pandurska – Dramiqanin /

Publikuar: 20.10.2009 | 21:19
Lexuar: 567 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime