Në bashkëpunim me menaxherin nga Çellopeku Isa Fazliu i cili vepron në Zvicër dhe është në bashkëpunim të ngushtë me trajnerin dhe menaxherin zviceran Rajmonde Pate, i cili drejton shkollën e futbollit në FC Chiasso, tre futbollistë do të qëndrojnë 10 ditë në këtë klub ku do të testohen nga i njëjti trajner
Zviceranë interesohen për talent e futbollit
Të shtunën për në Zvicër kanë udhëtuar tre talent të mëdhenj të futbollit të cilët do të kenë rastin që për 10 ditë të testohen te FC Chiasso. Fjalë është për dy futbollist të KF Dardanët si Bleron Nazifi dhe Lavdërim Skënderi si dhe futbollisti nga Çellopeku Vullnet Sinani i cili është pjesë e klubit të futbollit Teteksi.
Lajmin për shkuarjen e këtyre tre talenteve në Zvicër e bëri të ditur trajneri i klubit të futbollit Dardanët, Islam Ibrahimi. Në bashkëpunim me menaxherin nga Çellopeku Isa Fazliu i cili vepron në Zvicër dhe është në bashkëpunim të ngushtë me trajnerin dhe menaxherin zviceran Rajmonde Pate, i cili drejton shkollën e futbollit në FC Chiasso, tre futbollistë do të qëndrojnë 10 ditë në këtë klub ku do të testohen nga i njëjti trajner . Duke ditur talentin e këtyre 3 futbollistëve të rinj tetovar jam i bindur se ato do të kënaqin menaxherin zviceran tha Islam Ibrahimi.
Përndryshe Bleron Nazifi dhe Lavdërim Skënderi me ekipin Dardanët janë kampion republikanë në kategorinë e pionierëve, ndërsa ishin edhe në listën e selekionusit të kategorive U-15, dhe kanë qenë pjesëmarrës në Turneun Mbarëkombëtar të Fëmijëve, që dëshmon qartë se bëhet fjalë për talent të mëdhenj të futbollit.