E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trup ekzekutiv i SEDM-së është Komiteti drejtues politiko-ushtarak (KDPU), i cili e zhvillon politikën dhe udhëzimet e nevojshme për funksionim dhe angazhim efikas të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të Evropës Juglindore.
Konjanovski nė takim ministror nė Sofje: Maqedonia ėshtė e pėrgatitur qė vullnetin politik ta pasqyrojė nė mekanitzmat konkretė tė SEDM-it
















Perspektivat integruese janë forca më e madhe lëvizëse e reformave dhe nxitës për besim në të ardhmen. Dialogu, bashkëpunimi rajonal dhe integrimimet e përforcojnë besimin dhe ndihmojnë që të kuptojmë se dallimet që na veçojnë janë këti që të na lidhin në rrugën drejt një ardhmërie të përbashkët. Unifikimi që na mbeti si karakteristikë dhe përfitim i përbashkët përmes procesit SEDM duhet të na udhëheqë edhe në përpjekjet tona për integrimet e BE-së dhe të NATO-s, sepse sukseset tona të veçnata do të jenë afatgjatë nëse së bashku investojmë në suksesin e Rajonit në tërësi.

Ky është mesazhi që ministri Zoran Konjanovski i dërgoi pjesëmarrësve në Takimin vejtor të 12-të të ministrave të mbrojtjes së evropës Juglinore EJL - SEDM i cili sot mbahet në Sofje, ndërsa ka për qëllim që ta përforcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin politik dhe ushtarak në Rajon në drejtim të stabilitetit të EJL-së.

"Jam i sigurt që suksesi ynë nëse dialogun në kuadër të SEDM-it e vendosim në funksion të sigurimit të perspektivave euratlantike dhe evropiane rajonale në tërsi. Përmes përkushtimit individual të suskesit të 11 MAP proceseve dhe me marrjen e rekomandimit afatgjatë pozitiv të Komsionit Evropian për caktimin e datës për negociata, Republika e Maqedonisë është konfirmim për energjinë e madhe transformuese që NATO dhe BE e nxitin në vednet e EJL-së, theksoi ministri Konjanovski.

Ai shtoi se vetëm me një qasje konstruktive, mirëkuptim dhe tolerancë të këtyre, siç tha, rajoneve të ndjeshme, vendet do të demonstrojnë kapacitetin e tyre demokratik dhe ndjenjën e përgjegjësisë drejt rajonit dhe do të kontribuojnë për zhvillimin e tij përpara, sepse vetëm integrimi i Rajonit në tërësi mund të ofrojë një paqe afatgjatë dhe stabilitet jo vetëm rajonal, por edhe në korniza globale.

Ministri Konjanovski theksoi se Maqedonia është e gatshme që vullnetin politik ta sjellë edhe përmes mekanizmave konkretë të SEDM-it dhe angazhimin e ardhshëm të SEEBRIG në kontribut drejt stabilitetit rajonal por edhe atë globla dhe drejt mirëqënies.

Fjalime përshëndetëse në fillim të takimit pati edhe kryeministri Bojko Borisov dhe ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë Nikollaj Mlladenov. Që të dy e ndanë mendimin se bashkëpunimi dhe besimi reciprok i vendeve të rajonit janë kryesore në luftën kundër sfidave globale të sigurisë që duhet të bashkohen edhe përkundër dallimeve të tyre, por edhe se integrimi i plotë i të gjitha vendeve të Rajonit në BE dhe në NATO do të mundësojë një paqe afatgjatë dhë stabilitet.

Në takimin vjetor, në të cilin duhet të shqyrtohen aktivitetet e procesit SEDM, do të marin pjesë ministrat e mbrojtjes të 12 anëtareve të plotfuqishme të SEDM - SHBA, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Turqia, Ukraina, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina, dhe katër vende vëzhguese - Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.

Iniciativa për formim të procesit për bashkpunim mbrojtës në EJL filloi në vitin 1996 në Tiranë, ndërsa në vitin 1998 është nënshkruar Marrëveshje për formim të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse të EJL-së. Në vitin 1999, madje, është formuar brigada e EJL-së SEEBRIG.

Aktivitetet e procesit po zhvillohen në nivel të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme dhe shefave të zëvendës-shefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve-anëtare.

Republika e Maqedonisë deri më tani ishte organizatore e tre takimeve ministrore të SEDM-së në vitin 1998, 2001 dhe vitin e kaluar.

Trup ekzekutiv i SEDM-së është Komiteti drejtues politiko-ushtarak (KDPU), i cili e zhvillon politikën dhe udhëzimet e nevojshme për funksionim dhe angazhim efikas të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare të Evropës Juglindore.

Për momentin me KDPU-në kryeson Bullgaria. Ajo kryesimin e mori nga Maqedonia, e cila kryesoi me KDPU-në prej vitit 2007 deri në vitin 2009. /mia/





Publikuar: 21.10.2009 | 03:05
Lexuar: 521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime