Në fazë përprarimtare është edhe realizimi i Strategjisë 2007-2011 për zhvillim të prodhimtarisë organike bujqësore. Dukshëm është rritur numri i prodhuesve kombëtarë me çertifikata edhe në tokën e tyre.
Komisioni Evropian (KE) në Raportin e fundit për përparimin e Maqedonisë vlerëson se bujqësia dhe zhvillimi rural, në përgjithësi, shënojnë progres. Pozitivisht janë vlerësuar veterinaria, politika e cilësisë dhe prodhimit organik, ndërsa është lavdëruar edhe Agjencia për pagesë, përmes së cilës do të realizohen mjetet nga programi paraqasës IPARD.
Kapaciteti i Agjencisë për pagesë është përforcuar dukshëm në fushën e zhvillimit rural, në veçanti në pikëpamje të aktiviteteve të saj kontrolluese, procesi i akreditimit kombëtar ka përfunduar, por zhvillimi i strukturave administrative, të cilat i plotësojnë standardet që kërkohen për implementimin e Fondit garantues evropian për bujqësi (EAGF) (pagesa të drejtpërdrejta) është në fazën e hershme", thuhet në Raport.
Në fazë përprarimtare është edhe realizimi i Strategjisë 2007-2011 për zhvillim të prodhimtarisë organike bujqësore. Dukshëm është rritur numri i prodhuesve kombëtarë me çertifikata edhe në tokën e tyre.
Sipas KE-së, përparim të caktuar ka edhe në qarkullimin me ushqim. Degët për zbatimin e HACCP-së, praksa e mirë e higjienës dhe prodhimtarisë janë përpunuar dhe është realizuar trajnim për operatorët e industrisë ushqimore.
"Nuk ekziston strategji për përmirësimin në realizimin e HACCP-së. Evaluimi i subjekteve për përpunimin e ushqimit për konfirmimin e harmonizimit me strandardet e BE-së dhe programet për mbindërtim janë në fazë të hershme. Kontrolli ende financohet nga prodhuesit dhe eksportuesit, por përgatitjet në këtë fushë kanë filluar, thuhet në Raportin nga Brukseli.
Në sferën e rregullave për siguri të ushqimit, Maqedonia vetëm pjesërisht i ka plotësuar qëllimet.
"Regjistri për ushqim për përdorime të posaçme ushqimore ende nuk është venposur. Aktet nënligjore për materiale të cilat vijnë në kontakte me ushqimin dhe ushqim të përfocuar tek së pari duhet të miratohen. I dobët është kapaciteti për menaxhim i Drejtorisë së ushqimit, kapaciteti i laboratorisë së Institutit për shëndetësi publike është rritur, por megjithatë nuk është i mjaftueshëm që të jap rezultate të besueshme. Kapaciteti i Inspektoratit për ushqim është përforcuar, por numri, trajnimi dhe shkathtësitë e të punësuarve nuk janë të mjaftueshme, thuhet në Dokument.
Përparim shënon edhe peshkataria, në veçanti në pjesën e inspektimit dhe kontrollit.