E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Duhet t’ua tërheqim vërejtjen për arsye se mbeturinat më tutje s’kemi ku i hudhim, njëkohësisht i informojmë edhe qytetarët se nëse vazhdon kështu ne nuk do ti mbledhim mbeturinat nga qytetarët, do mbesin në rrugë dhe do të bllokohet tërësisht qyteti”, deklaroi Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës.
Tetova kėrcėnohet seriozisht nga epidemia














Tetova kërcënohet nga paraqitje e epidemive. Deponia e paligjshme thuajse në mes të qytetit, rritet nga dita në ditë, por zgjidhja për largimin e saj, duket ende larg. Drejtuesit e komunës së Tetovës, protestuan për gjendjen e krijuar duke kërkuar nga qeveria gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të këtij problemi.

“Duhet t’ua tërheqim vërejtjen për arsye se mbeturinat më tutje s’kemi ku i hudhim, njëkohësisht i informojmë edhe qytetarët se nëse vazhdon kështu ne nuk do ti mbledhim mbeturinat nga qytetarët, do mbesin në rrugë dhe do të bllokohet tërësisht qyteti”, deklaroi Sadi Bexheti, kryetar i komunës së Tetovës.

Për zgjidhjen e këtij problemi, vendi më adekuat shihet Rusino. Kreu i Tetovës dhe Gostivarit, Sadi buxheti dhe Rufi Osmani, në një takim propozuan zgjidhjen e problemit në tre faza. Fillimisht, në muajin e parë, mbeturinat e grumbulluara në Tetovë, të dërgohen përkohësisht në ndonjë deponi tjetër. Pasi të realizohen përgatitjet e domosdoshme në deponinë ”Rusino” që ajo të jetë funksionale dhe mos të përsëritet katastrofa ekologjike, kalohet në fazën e dytë që nënkupton deponimin e mbeturinave në këtë deponi. Në fazën e tretë, pas pranverës së ardhshme, të fillojnë intervenimet më serioze për shfrytëzim adekuat të kësaj deponie, që megjithatë do të jetë një zgjidhje kalimtare. Mirëpo, për jetësimin e këtij projekti, duhet të merren disa leje nga ministritë përkatëse, nga ajo e pylltarisë, e deri tek ajo e ekologjisë. Lejet duhet të plotësojnë standardet e reja evropiane ekologjike.

“Fatkeqësisht problemi i deponimit në Tetovë dhe në tërësi për rajonin e Tetovës dhe Pollogut arriti deri në këtë shkallë që qytetarët e Tetovës të protestojnë në këtë mënyrë. Ne si ministri kemi ndjekur në tërësi këtë situatë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë që të dy komunat për të tejkaluar këtë problem duke marrë parasysh se deponia ‘Rusino’ është më adekuate në shtet”, sqaroi Ministri i Ekologjisë, Nexhati Jakupi.

Për javën e ardhshme parashikohet takim i përbashkët i përfaqësuesve të Këshillit rajonal për zhvillimin e Pollogut, me kryetarët e komunave të Pollogut. Në këtë takim do të merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 22.10.2009 | 06:26
Lexuar: 614 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime