Kreditorët e konferencës donatore në Londër janë obliguar të sigurojnë një miliardë euro për hua për projekte, të cilat do t`i përmbushin kushtet e nevojshme.
Komisioni Evropian (KE), institucionet ndërkombëtare financiare dhe anëtaret e Bashkimit Evropian (BE) arritën pajtueshmëri për sigurimin e mjeteve të reja për investime në Ballkanin Perëndimor.
Kreditorët e konferencës donatore në Londër janë obliguar të sigurojnë një miliardë euro për hua për projekte, të cilat do t`i përmbushin kushtet e nevojshme.
Është paraparë që pjesa më e madhe e mjeteve të investohen në ingrastrukturë, sipërmarrjet e vogla dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
Mjetet do të dedikohen për projekte në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.
Përgatitja e mirë dhe planet për realizimin e projektit do të jetë kusht kryesor për marrjen e kredisë, ndërsa prioritet do të kenë projektet që do të kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës do të sigurojnë nga dhjetë milionë euro ndihmë teknike, ndërsa vendet anëtare të BE-ja në ftuar të kontribuojnë përmes Fondit të përbashkët evropian.