Presidenti Ivanov i bëri thirrje Netanjahut të marrë pjesë në hapjen e Qendrës memoriale të Holokaustit në Shkup, që nga ana e kryeministrit izraelit me kënaqësi është pranuar, duke premtuar se do të gjejë mënyrë që të vijë në Shkup.
Jashtëzakonisht e vlerësojmë raportin miqësor të Republikës së Maqedonisë ndaj shtetit izraelit dhe popullit hebraik në tërësi. Shteti izraelit i vlerëson lartë aktivitetet që i ndëmerr Maqedonia për ruajtjen e kujtimit të Holokaustit dhe dëshmitë për praninë hebraike në Maqedoni, porositi kryetari i Qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu në takimin e sotëm në Jerusalem me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Në takimin në Kabinetin e kryeministrit izraelit, ku përpos presidentit Ivanov, mori pjesë edhe zëvendëskryeministri, Zoran Stavrevski, siç informoi raportuesi i MIA-s, kryeministri Netanjahu ka shprehur interes për gjendjet ekonomike në Maqedoni dhe mundësitë për bashkëpunim më të madh përmes rritjes së investimeve të kompanive izraelite në ekonominë e Maqedonisë. Ai shtoi se Qeveria izraelite qëndron në disponim për përkrahje të përpjekjeve për modernizimin e shoqërisë dhe ekonomisë së Maqedonisë.
Në takimin janë konkretizuar dinamikat për vendosjen e kornizës së domosdoshme ligjore, në drejtim të lehtësimit të bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve.
Presidenti Ivanov i bëri thirrje Netanjahut të marrë pjesë në hapjen e Qendrës memoriale të Holokaustit në Shkup, që nga ana e kryeministrit izraelit me kënaqësi është pranuar, duke premtuar se do të gjejë mënyrë që të vijë në Shkup.
Presidenti i Maqedonisë pasdite u takua edhe me shefin e diplomacisë, Avigdor Liberman, i cili vlerësoi se regjimi i vendosur pa viza mes dy vendeve është hap i madh për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat. Ivanov dhe Liberman gjatë takimit i konfirmuan përpjekjet e dy palëve për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat.
Vizita e Ivanovit në Izrael është ndjekur me interes nga ana e mediave elektronike dhe të shtypura, të cilat publikojnë hollësira nga aktivitetet e presidentit të Maqedonisë në kaudër të qëndrimit të tij në Izrael.
Gazata a njohur në gjuhën angleze "Xherusalim post" ndanë një pjesë të veçantë të përkushtuar për presidentin e Maqedonisë, në të cilën sqarohen marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa Maqedonia është paraqitur si mike e madhe e Izraelit.
Presidenti i Maqedonisë vizitën e punës në Izrael e pëfundon sonte, me pjesëmarrjen në panel diskutimin me temë "Biseda të liderëve: Shndërrimi i krizave në mundësi", në kuadër të Konferencës ndërkombëtare Facing tomorrow 2009,e organizuar nga ana e presidentit izraelit, Shimon Peres.
Në margjinat e Konferencës është caktuar takim i presidentit Ivanov me ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Suzan Rajs.