Nëse mendoni të qëndroni shtrirë në vaskë përplot me shkumë dhe ta kyçni atë, si quhet, xhakuzi
po çfarë komunizmi është ky? Nuk janë kohërat për xhakuzi, tha Çavezi, duke nxitur buzeqeshje te ministrat
Presidenti i Venecuelës, Hugo Çavez, sot u bëri thirrje bashkëkombasve të vetë të mos këndojnë nën dush dhe të mos bëjnë dush më shumë se tre minuta, meqë kështu shpenzojnë shumë ujë.
Disa njerëz këndojnë nën dush gjysmë ore. Jo, fëmijë të dashur, tre minuta janë më shumë se të mjaftueshme. Llogarita tre minuta dhe më nuk mbaj erë, deklaroi Çavezi duke paralajmëruar masat për kursimin e ujit dhe energjisë elektrike.
Nëse mendoni të qëndroni shtrirë në vaskë përplot me shkumë dhe ta kyçni atë, si quhet, xhakuzi
po çfarë komunizmi është ky? Nuk janë kohërat për xhakuzi, tha Çavezi, duke nxitur buzeqeshje te ministrat.
Venecuela, gjatë vitit të shkuar, pësoi krizë serioze me mungesën e rrymës, për shkak të rritjes së madhe dhe rënies së investimeve, gjë që solli deri te rënia e nivelit të ujit nëpër centralet hidroelektrike.