E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sa për ilustrim patjetër duhet të theksojmë se të arriturat më të mëdha të përfaqësuesve dhe klubeve shqiptare padyshim janë nga viti 2003 e deri në vitin 2006. Nga kampionati 2003/04 me inkuadrimin e KF “Bashkimi”, më pas të KF “Shkëndija” dhe së fundit dy skuadra KF “Renova “ dhe KF “ Vëllazërimi”, pastaj dy skuadra në ligën e parë të futbollit për femra KF “Shqiponjat”, dhe KF “Drita-Abi”, në futsall KF “Elita” dhe KF “SEE University”,
Tė  zgjidhen ata tė cilėt meritojnė dhe me vizione tė qarta..
Me shkas: Kuvendi zgjedhor i FFM-së i 21 Nëntorit











Në mbledhjen e 17 tetorit, Këshilli Drejtues i FFM-së edhe pse me vonesë 2 mujore, më në fund ka shpall datën e Kuvendit të rregullt zgjedhor. Pra, 21 nëntori është data ku më në fund do të zgjedhin të panjohurat e këtij institucioni sportive.

Të theksojmë se në zgjedhjet e mbajtura me 1 tetor 2005, Haralampije Haxhi Ristevski, unanimisht u zgjodh në postin e kryetarit me mandat të dytë. Si gjithmonë deri atëherë pas zgjedhjes së mandatit të dytë edhe kësaj radhe filloi një “hajk” e vërtet kundër kryetarit Haxhi Ristevski dhe bashkëpunëtorëve të tij. U themelua një Këshill iniciativë për gjoja kthimin e “dinjitetit” të futbollit në Maqedoni me në krye Emil Bozhinovskin , por më vonë u pa se kjo ishte një iniciativë që më parë e dështuar.

Si do që të jetë opozitë në FFM ka pasur ka dhe do të ketë, por ajo që më tepër tangon klubet e futbollit shqiptare është ajo çka është punuar dhe çka mund të pritet në mandatin e ri duke mos prejudikuar se kush do të jetë në këtë post në mandatin e ri 4 vjeçar pas Kuvendit të 21 Nëntorit. Sa për ilustrim patjetër duhet të theksojmë se të arriturat më të mëdha të përfaqësuesve dhe klubeve shqiptare padyshim janë nga viti 2003 e deri në vitin 2006, atëherë kur çdo gjë kontrollohej nga Këshilli koordinues i klubeve të futbollit.
Deri në vitin 2003, në elitën futbollit të Maqedonisë nuk ka pasur asnjë ekip shqiptare, dhe fatmirësisht nga kampionati 2003/04 me inkuadrimin e KF “Bashkimi”, më pas të KF “Shkëndija” dhe së fundit dy skuadra KF “Renova “ dhe KF “ Vëllazërimi”, pastaj dy skuadra në ligën e parë të futbollit për femra KF “Shqiponjat”, dhe KF “Drita-Abi”, në futsall KF “Elita” dhe KF “SEE University”, por edhe disa të arritura tjera. Për të gjithë kë ka edhe argumente edhe dëshmi.

Ajo që mund të thuhet se është një dështim që nuk mund t’u falet as atyre që kanë përfaqësuar shqiptarët në këto vite e as atyre që pretendojnë të jenë në këto poste se Gjuha shqipe mbeti dëshirë e pa realizuar, edhe pse një gjë e tillë shumë hapur është kërkuar nga ana e ish anëtarit të KD të FFM-së Zilkadri Iseinit në një mbledhje kuvendare me rastin e ndryshimit të Statutit të FFM-së, ku u tha se kjo çështje do të zgjidhet në momentin ku të sillet Ligji për gjuhët, por ja që akoma të gjithë heshtin.
Periudha kohore nga fundi i 2006 e deri më tani është një periudhë kur ka pasur dështime të mëdha të klubeve shqiptare. Shtrohet pyetja se ku qëndron problemi tek drejtuesit e klubeve, pasi KF Bashkimi tani është një e kaluar që është vënë në haresë, KF Vëllazërimi nga liga e parë për dy vite kaloi në at të tretën, KFF”Drita-Abi” është një ish klub, ashtu si edhe KFF “Shqiponjat-Dardane” dhe ja tani në çfarë situate gjendet KF Milano e Kumanovës, shërben vetëm si dekor për të plotësuar numrin prej 12 klubeve.

Çka të thuhet për Lidhjet Futbollistike Komunale që drejtohen nga shqiptarët. Lirisht mund të thuhet se është në nivelin më të ulët, duke veçuar vetëm Tetovën, ku megjithatë funksiononte organizimin e ligave në të gjitha kategoritë pos Ligës komunale që është plagë e rënd në të gjithë vendin.

Lidhja e Futbollit në Strugë me vetëm dy-tre klube, LFK e Dibrës tani është shuar në Dibër, funksionon me pak shpirt KF “Korabi” në ligën e tretë. Kërçova lëvdohet vetëm me KF “Vëllazërimi” në ligën e dytë dhe KF Zajazi në ligën e tretë, LFK e Gostivarit ka vetëm 6 ekipe në ligën e tretë me cilësi diskutabile, ironia të jetë më e madhe në këtë kampionat nuk garon KF “Gostivari” që ka një traditë disa vjeçare, ndërsa në Kumanovë situata është mizore sa i përket klubeve shqiptare siç u cek më lart rasti i KF “Milano” ekip e cila dy vite me radhë ishte nën kampion dhe pjesëmarrëse në kupat evropiane e tani ... .Çka të thuhet për LFK të Likovës, kur dihet se çfarë kapaciteti mund të ketë. Klubet e Shkupit “Slloga”, KFF “Shqiponjat”, KF Shkëndija (H) dhe KF Furtuna, janë aty ku kanë qenë me batica dhe zbatica s a i përket rezultateve. Pra, shihet qartë se Tetova sa i përket futbollit shqiptar ka qenë është dhe do të mbetet qendër për futbollin shqiptar në Maqedoni, edhe pse dikujt kjo nuk i konvenon .
ffm emblema

Duke marrë para sysh gjithë kjo që u pamend më lartë është e rrugës që të gjithë ato përfaqësues të Lidhjeve Futbollistike Komunale të jenë vetë kritikë se çka kanë punuar, dhe të njëjtët akant të drejtë të kërkojnë mandat tjetër që të përfaqësohen në FFM. Është kohë e fundit që të jemi vetëkritik të dalim haptas të themi se nuk kemi punuar asgjë, le të urdhërojnë ata që kanë vizione të qarta për të ardhmen, për të ngritur cilësinë e futbollit së paku ti afrohen Tetovës që vërtet mburret me sukseset e KF “Renova”, KF “Shkëndija”, KF “Drita”, klubet e futbollit në sall si KF “Elita” dhe KF “SEE University” dhe ekipi më i ri KF “Shkëndija” me shkollat e futbollit që janë shumë të organizuara edhe pse mungon infrastruktura e mirëfilltë, do të cekim vetëm sukseset e KF “Dardanët” nga Lagja e Teqesë, por edhe me organizimin e ligës regjionale për grup-mosha “Tetovë-Gostivar” si dhe ekipet që garojnë në ligën e tretë në grupin Perëndim.

Të gjithë duhet të aludojnë që Tetova të ketë më tepër përfaqësues në FFM, jo vetëm në KD por në të gjitha organet gjegjëse . Ndoshta kjo që u tha më lartë do të vënë në “siklet” disa persona që tërë jetën dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe në vendet udhëheqëse të FFM-së, apo disa të cilët pretendojnë se dikur kanë qenë sportistë dhe këto poste në FFM u takojnë ekskluzivisht atyre. Jo, në postet kyçe duhet të jenë vetëm ata të cilët kanë punuar për ngritjen e cilësisë së futbollit në këtë rast atij shqiptar, atyre të cilët kanë investuar dhe kanë rezultate por edhe atyre të cilët kanë bazë të shëndoshë e jo vetëm klube sa për tu zgjedhur dhe ........

Dhashë zoti që në zgjedhjet e 21 nëntorit së paku do të realizohet vetëm një pjesë e kësaj që u tha me shpresë se kjo që u tha është në të mirën e të gjithëve . Pra duhet të mbizotëroj argumenti i arsyes, argumenti i fakteve dhe argumenti i sukseseve dhe vizionit për një të ardhme më të mirë, e jo inati që e dëmton lojën e futbollit

Publikuar: 22.10.2009 | 12:55
Lexuar: 823 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime