E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi i Realit ka deklaruar se është gati të rikthehet në fushë, megjithatë, as mjekët e klubit dhe as trajneri Pelegrini nuk duan të rrezikojnë me portugezin.
Rikthehet Kristiano Ronaldo: Jam gati tė luaj












Por Ronaldo ka dalë kundër drejtuesve dhe stafit mjekësor të “Galaktikëve”, duke u shprehur se e ndien veten plotësisht të gatshëm të luajë që në ndeshjen e fundjavës kundër Sporting Gijonit. Ylli portugez parashikohej të qëndronte edhe dhjetë ditë të tjera jashtë, por ai këmbëngul se nuk ndien më dhimbje në kyçin e këmbës.


Pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Marsejës në Ligën e Kampionëve, Ronaldo e përkeqësoi gjendjen e tij gjatë ndeshjes me kombëtaren portugeze javën e kaluar dhe u tha që për riaftësimin e tij do të nevojitej një periudhë prej të paktën tre javësh.

“Kyçi nuk më dhëmb më dhe mendoj se jam gati të luaj”, citohet të ketë thënë Kristiano Ronaldo për të përditshmen spanjolle “Marca”. Sipas gazetës, ai donte të luante edhe ndaj Milanit në mesjavë, por u ndalua të bëjë një gjë të tillë nga mjekët e skuadrës. Gjithashtu, ka shumë mundësi që trajneri Manuel Pelegrini të mos rrezikojë duke e futur Ronaldon në lojë që në ndeshjen e kësaj fundjave.

Publikuar: 24.10.2009 | 02:55
Lexuar: 1068 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
edona (26/04/2012 19:08:23) o ronaldo je shum i miri
nje fotbollis qe me pelqen shum
c.ronaldo

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime