E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është konstatim tashmë i dëshmuar se implementimi i Ligjit për Gjuhët çalon. Edhe këtu në Parlament, gjuha shqipe nuk e ka përdorimimin e duhur të cilin e parasheh ligji për përdorimin e gjuhëve, deklaroi deputeti i BDI-së Xhevat Ademi
BDI dhe DR: Nė Kuvend nuk respektohet Ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve











Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Demokracia e Re alarmojnë për mosrespektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë. Deputeti i BDI-se, Xhevat Ademi thotë se gjuha shqipe duhet të zbatohet në përputhje të plotë me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Është konstatim tashmë i dëshmuar se implementimi i Ligjit për Gjuhët çalon. Edhe këtu në Parlament, gjuha shqipe nuk e ka përdorimimin e duhur të cilin e parasheh ligji për përdorimin e gjuhëve. Akoma përdorimi i gjuhës shqipe kufizohet në shpërndarjen e informatorit ditor edhe në gjuhën shqipe në faktin që deputetët shqiptarë diskutojnë në gjuhën shqipe dhe kryetarët e trupave punuese shqiptarë i udhëheqin komisionet apo komitete në gjuhën shqipe. Përdorim më të avancuar të shqipes deri në këtë moment në parlament nuk ka”, deklaroi deputeti i BDI-së Xhevat Ademi.

Ndërkohë nga opozita thonë se ngecjet janë pasojë e ligjit i cili sipas Demokracisë së Re është ofendues për shqiptarët pasi nuk përkon me realitetin dhe obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Koordinatorja e grupit parlamentar, Flora Kadriu thotë se në raportin e fundit të Komisionit Evropian është theksuar problemi me përdorimin zyrtar të gjuhëve të bashkësive etnike.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në fakt, sot më, një ligj me një emër krejtësisht ofendues për qytetarët shqiptarë, dëshmoi edhe njëherë se nuk është në funksion të përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe dhe kjo gjë është pikërisht e theksuar edhe në raportin e KE-së, ku është në mënyrë decide e theksuar se kemi ngecje në përdorimin e gjuhëve të etniteteve të në Maqedoni, dhe kjo flet shumë”, tha Flora Kadriu, deputete e DR-së.

BDI dhe DR janë të pakënaqura edhe me formën me të cilën po aplikohet gjuha shqipe. Deputetët thonë se përkthimet janë katastrofale dhe shpesh i detyrojnë ata që fjalimet ti mbajnë në gjuhën maqedonase për të mos shkaktuar keqkuptime në raste të caktuara.

“Të ballafaquar me faktin se shpeshherë përkthimi nuk arrin të përcjellë mesazhin të cilin deputeti dëshiron nga foltorja e parlamentit të përcjell dhe duke pasur parasysh faktin se deputetët shqiptarë nuk vuajnë nga kompleksi se e njohin maqedonishten, ka situatë kur janë të detyruar mendimin e tyre deri tek qytetari ta përcjellin në maqedonisht për faktin se shpesh na ka ndodhur që në fazën e përkthimit ai të shtrembërohet dhe të mos jetë autentik e atë që deputeti dëshiron të përcjellë, u shpreh Xhevat Ademi.

Ndërsa deputetja Flora Kadriu u shpreh: “Kam qenë e detyruar sepse porosinë që kam dashtë ta përcjelli kam dashtë që të jetë në mënyrë sa më të drejtë tek qytetarët, pikërisht ata që më kanë votuar sepse humbet edhe kuptimi edhe pikërisht përmbajtja e diskutimit time dhe unë thjeshtë kam qenë e detyruar”.

Ngecjet në përdorimin dhe moszgjidhjen e drejt të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe ishin njëra nga arsyet që partia tjetër opozitare, Partia Demokratike Shqiptare të marrë vendimin për braktisjen e punimeve të Kuvendit. Ligjin për gjuhët është miratuar nga partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI vetëm pak kohë pas formimit të Qeverisë aktuale vitin e kaluar.
Bedri Rexhallari, Alsat-M

Publikuar: 24.10.2009 | 17:46
Lexuar: 414 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
jaruga (24/10/2009 23:46:34) Pdsh qenka parti stabile.Din se kur vepron dhe si vepron,ndersaFlora Kadriu u desht edhe pak te mesoje politike nga kjo parti.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime