Instituti për Shëndetësi Publike në Shqipëri lajmëroi se në vend janë evidentuar gjithsej 391 të infektuar nga SIDA, prej të cilëve 202 janë meshkuj.
Mbi 30 raste të reja të SIDË-s brenda vitit në Shqipëri
Për më pak se një vit në Shqipëri janë regjistruar 35 raste të reja të bartësve të virusit të SIDË-s, lajmëroi korrespondenti i Makfaks-it.
Instituti për Shëndetësi Publike në Shqipëri lajmëroi se në vend janë evidentuar gjithsej 391 të infektuar nga SIDA, prej të cilëve 202 janë meshkuj.
Të infektuarit në të shumtën e rasteve janë të infektuar përmes marrëdhënieve seksuale, por ka edhe raste të të infektuarve përmes gjakut, si dhe bartje të virusit nga nëna te fëmija.
Shqipëria një periudhë më të gjatë përballet me mungesë të barnave për këtë sëmundje.