Vendet e Ballkanit perendimor, Turqia, si dhe Ukrania, dëshirojnë edhe ato të gjenden mes vendeve anëtare të BE-së dhe të gjitha ato duhet të pranohen në Union, tha shefi i Forin Ofisit britanik.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian është hap i rëndësishëm për nxitjen e demokracisë në vendet në të cilat më parë kishte diktaturë, deklaroi ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Miliband, duke sqaruar se BE-së i nevojiten depërtime të mëtutjeshme në këtë proces evropian.
Vendet e Ballkanit perendimor, Turqia, si dhe Ukrania, dëshirojnë edhe ato të gjenden mes vendeve anëtare të BE-së dhe të gjitha ato duhet të pranohen në Union, tha shefi i Forin Ofisit britanik.
E gjithë kjo sipas ministrit Miliband, tregon se sa Bashkimit Evropian i nevojitet të vendosë prioritete në marrëdhëniet me fuqitë e mëdha dhe me ato siç janë SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Për këtë shkak BE-ja duhet të mbajë përgjegjësi edhe të tregojë se mund të jetë partnere serioze strategjike e cila meriton ta quanë veten se është tregu mlë i madh në botë dhe të paraqet Lidhje më të fuqishme rajonale.
Në të për çdo rast është e domosdoshme Britania e Madhe, e cila është njëra ndër vendet udhëheqësie në dhënien e njerëzve dhe parave për ballafqim me sfidat globale, thotë shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Miliband, në tekstin autorial për londinezen "Times".