Rritje më e madhe e pagës mesatare mujore neto të paguar për një të punësuar në gusht, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Aktivitete lidhur me pasurinë e patundshme, dhënie me qira dhe aktivitete afariste (6,3 për qind), Peshkatari (5,5 për qind) dhe Bujqësi, gjah dhe pylltari (3,2 për qind).
Paga mesatare neto në Maqedoni në gusht të këtij viti arrinte 19.867 denarë, që është për 25,6 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe 0,5 për qind në krahasim me korrikun.
Këtë të hënën e lajmëroi Enti për statistikë, duke shtuar se rritja e pagës mesatare në gusht ka të bëjë me rritjen e pagave në sektorët: Shëndetësi dhe punë sociale (47,3 për qind), Furnizim të energjisë elektrike, gazit dhe ujit (37,4 për qind) dhe Arsim (35,6 për qind).
Rritje më e madhe e pagës mesatare mujore neto të paguar për një të punësuar në gusht, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Aktivitete lidhur me pasurinë e patundshme, dhënie me qira dhe aktivitete afariste (6,3 për qind), Peshkatari (5,5 për qind) dhe Bujqësi, gjah dhe pylltari (3,2 për qind).
Paga mujore bruto në gusht arrinte 29.767 denarë dhe është për 15,6 për qind më e lartë në nivel vjetor.
Në gusht të këtij viti, 3,7 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë që është për 4,7 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Enti për statistikë përkujton se prej janarit të vitit 2009, me zbatimin e konceptit për bruto paga u shkaktuan ndryshime strukturore në të dhënat për pagat neto me përfshirjen e kompensimeve për ushqim dhe transport në pagat, që duhet të merren parasysh gjatë krahasimit të të dhënave me vitet e mëparshme.