E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Statusi juridik i ish pjesëtarëve të UÇK-së do të zgjidhet deri në fund të këtij viti. Paralajmërimi vjen nga partia shqiptare në pushtet, BDI-ja. Ministri i politikës dhe punës sociale Xhelil Bajrami, deklaron se dikasteri që ai drejton, do të ofroj zgjidhje të pranueshme për kategorinë e njerëzve të prekur nga konflikti i 2001.
Deri nė fund tė vitit zgjidhet statusi i ish pjesėtarėve tė UĒK-sė









Statusi juridik i ish pjesëtarëve të UÇK-së do të zgjidhet deri në fund të këtij viti. Paralajmërimi vjen nga partia shqiptare në pushtet, BDI-ja. Ministri i politikës dhe punës sociale Xhelil Bajrami, deklaron se dikasteri që ai drejton, do të ofroj zgjidhje të pranueshme për kategorinë e njerëzve të prekur nga konflikti i 2001.

“Mendoj se ka ardhur koha, që të zgjidhet dhe kjo kategori e qytetarëve të Maqedonisë të kenë një zgjidhje fatlume dhe unë shpresoj se deri në fund të vitit, meqenëse negociatat kanë filluar dhe vërtet shpresoj se deri në fund të vitit duhet të gjejmë një zgjidhje e cila kryesisht do të jetë e pranuar”, u shpreh ministri për Punë dhe Politikë Sociale.

Edhe deputeti Safet Neziri thekson se grupet e punës janë në kulmin e përpjekjeve për arritjen sa më të shpejt të një zgjidhjeje të kësaj çështje.

“Me të madhe janë duke punuar grupet profesionale në drejtim të hartimit të ligjit, i cili ligj do të miratohet në pajtim me ligjet ekzistuese të Maqedonisë, që do të thotë se bëhet fjalë për një dispozitë ligjore që ka të bëjë me karakterin human të njerëzve të konfliktit të vitit 2001”, tha Safet Neziri, deputet i BDI-së.

Por, Demokracia e Re nuk beson në këto paralajmërime të BDI-së duke i cilësuar shterpe, dhe në funksion të qetësimit të situatës që ka përfshirë partinë shqiptare në qeveri.

“Deklarata e fundit mendoj se është për përdorim të brendshëm. Mendoj se është një deklaratë e cila dëshiron ti minimizoj problemet e brendshme partiake të cilat i ka BDI-ja para kongresit. Pra thjesht është një opium i radhës që të qetësoj radhët dhe detin e trazuar të partisë”, tha Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.

Edhe opozita maqedonase pyet VMRO DPMNE-në, nëse në këtë pako, përfshihet apo jo edhe zgjidhja e statusit të forcave të sigurisë maqedonase.

“Para se ta paraqesim qëndrimin tonë, dëshirojmë të shohim përmbajtjen e këtij propozimi, dhe vallë dëmshpërblimin qeveria do ta zgjidh për shkaqe humane-sociale apo me pazarllëqe politike, dhe më kryesorja, me këtë pako do të përfshihet edhe statusi i pjesëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase”, u shpreh Emiljan Stankoviç, zëdhënës i LSDM-së.

Ndërkohë që nga VMRO-DPMNE-ja, të gjithë heshtin rreth detajeve për zgjidhjen e kësaj çështje. / Bedri Rexhallari /

Publikuar: 27.10.2009 | 15:02
Lexuar: 478 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime