Kjo është marrëveshja e parë zyrtare që e nënshkruajnë Maqedonia dhe Australia nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1995. Marrëveshja është bërë me shprehjen e mërgimtarëve nga Australia për nevojën e saj, ndërsa në përgatitjen e saj është punuar dy vite.
Mërgimtarët e Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Australi do të munden pensionet e tyre të arritura në këtë vend t'i marrin edhe në Maqedoni, nëse kthehen të jetojnë këtu. Këtë e parasheh Marrëveshja për sigurim social që sot e nënshkruan kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Dejvid Rad në Kanberrë.
"Marrëveshja është e rëndësishme për zgjidhjen e shumë çështjeve të rëndësishme për shtetasit e Maqedonisë, të cilët jetojnë në Australi, për qytetarët australianë me prejardhje nga Maqedonia, si dhe për shtetasit australianë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë", tha kryeministri Gruevski pas nëshkrimit dhe shtoi se ai do të paraqet nxitje për intensifikimin e kontakteve mes dy vendeve, që do të kontribuonte për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja dypalëshe, para se gjithash nga sfera ekonomike.
Sipas kryeministrit australian, nga viti 2011 kur duhet të fillojë të zbatohet Marrëveshja, qytetarët të cilët kanë kaluar pjesë të jetës së tyre në Australi dhe Maqedoni do të kenë mundësi për dy vendet.
"Marrëveshja i pasqyron lidhjet e afërta mes njerëzve të dy vendeve me çka edhe më shumë thellohen", tha kryeministri Rad.
Kjo është marrëveshja e parë zyrtare që e nënshkruajnë Maqedonia dhe Australia nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1995. Marrëveshja është bërë me shprehjen e mërgimtarëve nga Australia për nevojën e saj, ndërsa në përgatitjen e saj është punuar dy vite. Pas nënshkrimit të sotëm duhet të pasojë procesi i ratifikimit në parlamentet e dy vendeve.
Kryeministri Gruevski në të ardhmen pret bashkëpunim më dinamik mes Republikës së Mmaqedonisë dhe Australisë në planin ekonomik, si dhe prani më të madhe të investitorëve australianë në vend.
"Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve i karakterizojnë miqësia dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, por ekziston edhe një potencial i madh për avancimin e mëtutjeshëm dhe thellimin e bashkëpunimit, sidomos në sferën ekonomike", tha kryeministri Gruevski.
Ai e theksoi edhe rolin e rëndësishëm që e ka bashkësia maqedonase në Australi, e cila, siç tha, kontribuon për pasurimin e shoqërisë multikulturore në këtë vend dhe paraqet bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të forta miqësore mes dy vendeve.
Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore para parlamentit në Kanberrë.
Në kuadër të vizitës Gruevski sot u takua me kryetarin e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Australisë, Hari Xhenkins. Në Kanberrë, si dhe në Sidnei kryeministri u takua me mërgimtarët e këtij rajoni.