E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Indeksi i shpenzimeve për jetesë, që është treguesi kryesor për lëvizjen e inflacionit, në nëntor shënon rritje prej 5,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Inflacioni ra nė 5,2 pėr qind




Indeksi i shpenzimeve për jetesë, që është treguesi kryesor për lëvizjen e inflacionit, në nëntor shënon rritje prej 5,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo paraqet zvogëlim të dukshëm të inflacionit, i cili para disa muajve tejkaloi dhjetë për qind në nivel vjetor.

Inflacioni në nivel vjetor shënon rritje prej 0,2 për qind, që është rezultat i indekseve më të larta, para së gjithash, të energjisë elektrike për 13,3 për qind, si dhe të këpucëve, produkteve kozmetike, enëve dhe elementeve për amvisëri, etj.

Njëherit, indeksi i çmimeve me pakicë në nëntor shënon rritje prej 4,5 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, përderisa në krahasim me muajin paraprak shënon rënie prej 0,1 për qind.

Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katëranëtarëshe, llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, në nëntor arrin 12.238 denarë dhe në krahasim me muajin paraprak është më e ulët për 0,3 për qind. /Makfaks/

Publikuar: 01.12.2008 | 14:41
Lexuar: 722 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime