E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Certifikata Hallall është një biletë e posaçme për hyrjen në tregun Botëror të produkteve Hallall, vlera e së cilës është mbi 850 miliardë dollarë amerikanë. Tregu botëror i produkteve hallall është një nga tregjet që rriten me një ritëm më të lartë në Botë, me një tendencë për ngritje në të hyrat prej 30 përqind e vazhdon edhe më tej.
BFI ndan certifikatėn Hallall











Në mbrojtje të konsumatorëve muslimanë

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, më në fund do të mund të japë Hallall Certifikatë për produktet të cilat përdoren në tregun Brenda Maqedonisë si dhe për produktet të cilat prodhohen në Maqedoni dhe distribuohen në mbarë Botën.
Të martën më datë 26 tetor, BFI e Maqedonisë, e përfaqësuar nga Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi, gjegjësisht e angazhoi Agjencinë profesionale për dhënien e Certifikatave të kualitetit Hallall, nga Bosnja e Hercegovina. Në emër të Agjencisë për dhënien e Certifikatat Hallall Kualitet, marrëveshjen e nënshkroi Drejtori i agjencisë prof. Amir Sakiç.
Duke ecur me trendet botërore të industrisë së ushqimit, por edhe industrive të tjera ku certifikata Hallall mund të aplikohet, Bashkësia Fetare Islame ka vendosur themelet e vënies së një standardi të ri për mbrojtjen e konsumatorit vendas, e posaçërisht konsumatorëve muslimanë në vend.

Gjatë një prezantimi që u bë për mediumet në ambientet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, në këtë konferencë për shtyp, u tha se sipas statistikës botërore, në Botë ekzistojnë rreth 1 miliardë e 800 milionë muslimanë, por e veçantë është se mbi 3 miliardë konsumatorë përdorin produkte me certifikatën Hallall. Drejtori i sektorit për edukim, Valdet Peshtaliç, gjatë prezantimit të tij për mediumet dha një shembull interesant në këtë aspekt. “Në Britaninë e Madhe, ekzistojnë mbi 6 milion konsumatorë të ushqimeve të certifikuara me Hallall kualitet, ndërsa në atë shtet ka jo më tepër se 2 milion muslimanë”.

Çka është Hallall Certifikata

Ushqimet të cilat posedojnë Certifikatën Hallall kualitet, janë të lejuara për përdorimin e popullatës muslimane. Dhënia e kësaj certifikate nënkupton procedurën, e cila e vërteton gjithë materialet e përdorura në prodhimin e produkteve, procesin e përpunimit dhe qasjen e firmës për prodhimin e ushqimeve me certifikatë hallall, janë të garantuara sipas të gjitha standardeve të parashikuara.
Dhënien e certifikatave ndaj një firme e bën Bashkësisë Fetare Islame e RM-së në bashkëpunim me Agjencinë për Dhënien e Certifikatave Hallall Kualitet. Përgatitja e firmës për certifikatën Hallall e kryejnë konsultantë – këshilltarë të autorizuar për dhënien e cerfikatës në fjalë “për Maqedoni është e autorizuar Aleksandra Markovska nga FOOD Consulting nga Shkupi”. Firmat të cilat me sukses i kryejnë të gjitha kërkesat për prodhimin e produkteve halall kanë të drejtën të aplikojnë dhe të marrin këtë Certifikatë, e cila në Maqedoni ndahet ekskluzivisht nga Bashkësia Fetare Islame dhe Agjencioni në fjalë.

BFI -ja e Maqedonise


Certifikata Hallall është një biletë e posaçme për hyrjen në tregun Botëror të produkteve Hallall, vlera e së cilës është mbi 850 miliardë dollarë amerikanë. Tregu botëror i produkteve hallall është një nga tregjet që rriten me një ritëm më të lartë në Botë, me një tendencë për ngritje në të hyrat prej 30 përqind e vazhdon edhe më tej.
Hallalli u kthye në një trend global ndërsa produktet hallall konsumohen si nga muslimanët ashtu edhe nga jo-muslimanët, sepse hallallin e konsiderojnë si një produkt i shëndoshë, i sigurtë, si dhe produkt me shumë kontrolle shtesë.

Cilat produkte mund të marrin certifikatën Hallall

Hallall certifikatën mund ta marrin prodhimet nga industria ushqimore, farmaceutike, kozmetike, produktet për higjienën personale, mjetet për përdorim të përditshëm siç janë garniturat, veshmbathja, këpucët, si dhe shërbimet siç janë dhënia e shërbimeve bankare, turistike, e shumë sfera të tjera.
Për shembull në industrinë ushqimore, këtë certifikatë mund ta marrin prodhimet siç janë pijet freskuese, ushqimet e drithërave, brumëra të ndryshme, përpunimi i frutave, industria e përpunimit të mishit, patatina të ndryshme (snack prdhime) e të tjera.
Në sferën e farmaceutikës bëjnë pjesë produkte të cilat përdoren si barëra të ndryshme si dhe mjete të tjera ndihmëse.
Për sa i përket prodhimeve të kozmetikës, këtu bëjnë pjesë kremra të ndryshe, të kuq për buzë, parfume të ndryshme, e tjerë. Ndërsa për sa u përket prodhimeve të përdorimit të përditshëm nënkuptohet përdorimi i garniturave të ndryshme të cilat përdorin lëkurën me prejardhje shtazore. Gjithashtu këtu bëjnë pjesë edhe veshjet të cilat janë të bëra nga lëkura e kafshëve të lejuara.

Cilat firma e përdorin këtë certifikatë

Të gjitha firmat prodhuese më me renome në botë dhe në rajon, janë posedues të kësaj certifikate. Ndër to do të përmendim disa: Nestle, McDonalds, KFC, Krash, Vindia, Argeta, Perutina Ptuj, Vispak dhe shumë të tjera që njihen mirë edhe nga konsumatorët e Maqedonisë.
Duke pasur parasysh potencialet natyrore dhe klimatike, si dhe zhvillimin solid të industrisë ushqimore në Maqedoni, ekzistojnë kushte të mira për prodhimin e produkteve hallall të cilat do të mund të plasohen në tregun vendas si dhe në tregun global. Kjo nënkupton edhe investimin shtesë, por edhe punësime të reja, të cilat njëherit janë edhe shumë të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Kjo mund të vërtetohet njëherit shumë mirë sepse tregu botëror hallall nuk është prekur aspak nga recesioni i krizës financiare gjatë dy viteve të fundit. (A.V.)

Publikuar: 27.10.2009 | 06:46
Lexuar: 894 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime