E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi kryesor i projektit është fillimi i procesit për zhvillim të kulturës dhe praktikës teatrore, me edhe për komunitetin e të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhërve në korniza të Fakultetit për art dramatik në Shkup, skenë e përhershme për teatër për persona të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër në Shkup, në Qendrën teatrore të fëmijëve-Shkup dhe partner skena në Prishtinë dhe Sofje.
Ministri Bajrami e hapi konferencėn internacionale

















Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami sot e hapi konferencën internacionale "Shenja është zë" që e organizon Qendra teatrore e fëmijëve-Shkup në bashkëpunim me Tust Teatrin nga Stokholmi.

Qëllimi kryesor i projektit është fillimi i procesit për zhvillim të kulturës dhe praktikës teatrore, me edhe për komunitetin e të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhërve në korniza të Fakultetit për art dramatik në Shkup, skenë e përhershme për teatër për persona të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër në Shkup, në Qendrën teatrore të fëmijëve-Shkup dhe partner skena në Prishtinë dhe Sofje.

Pjesëmarrës të konferencës janë aktorë profesionistë dhe amatorë dhe përfaqësues të lidhjeve të personave të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria dhe Serbia, përfaqësues nga shkolla e mesme "Partenij Zografski" nga Shkupi, të Fakultetit të artit dramatik nga Shkupi dhe organizata tjera nga Kosova.

Ministri Bajrami përkujtoi se Qeveria e ka nënshkruar Konventën e Kombeve të bashkuara për të drejtat e personave me invaliditet, me të cilën potencohet rëndësia e pjesëmarrjes së tyre në jetën kulturore, në bazë të barabartë me të tjerët.

"Shteti është ai që duhet t'i ndëmerr të gjitha masat përkatëse që të sigurohet ata të kënaqen në aktivitete teatrore dhe të tjera kulturore, në formate të kapshme për ata dhe në të njejtën kohë t'u mundësojë zhvillim dhe shfrytëzim të potencialit të tyre kreativ, artistik dhe intelektual", tha Bajrami.

Nikolla Ognenov, kryetar i Lidhjes për persona të shurdhër dhe gjysmë të shurdhër në Republikën e Maqedonisë deklaroi se konferenca internacionale është hap i rëndësishëm në zhvillimin e kulturës së të shurdhërve, sidomos ndaj artit.

Ana Lungvist nga Tust Teatri nga Suedia dhe producent i projektit deklaroi se ata janë një nga teatrot më të vjetra për të shurdhër në botë dhe se në Maqedoni janë që të shohin nëse munden të ndihmojnë dhe të fillojnë diçka të ngjashme edhe këtu, nëse personat në Maqedoni dhe në Ballkan mund të kenë teatër të vetin.

Konferenca do të mbahet deri më 31 tetor.



Publikuar: 28.10.2009 | 05:11
Lexuar: 504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime