Lideri BDI-së Ali Ahmeti u shpreh:Sa i takon zgjidhjes së problemit të ish ushtarëve ne kemi një marrëveshje dhe ajo marrëveshje duhet të implementohet. Marrëveshje e cila do burojë nga ligjet aktuale, dhe mendoj se kjo çështje veçmë është në proces për zgjidhje përfundimtare.
Paralajmërimet për zgjidhjen e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të vitit 2001, nga Organizata e Veteranëve të Luftës janë cilësuar si qasje joserioze ndaj një çështjeje shumë të ndjeshme, e cila tanimë zvarritet plotë 8 vjet.
Besim Hoda, nga OVL-ja vlerëson se premtimi i ministrit të Punës se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të vitit pa treguar konkretisht se si, është deklaratë politike.
Hoda tha se të prekurit nga konflikti, nuk do të pranojë çfarëdo zgjidhje. Ne nuk do të pranojmë asnjë far lloj pakoje sociale, me të cilën do të detyrohen që familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të presin dhe të ndjekin këtë buxhetet, ribalancet e buxheteve apo nderimin e garniturave politike.
Për ne e vetmja zgjidhje përfundimtare do të jetë zgjidhja e kësaj çështje me ligj, ose me ligjet ekzistuese ose me ligj të ri të veçantë, u shpreh Besim Hoda, kryetar i Organizatës së veteranëve të UÇK-së.
Ndërkohë Shoqata Dinjiteti, është shprehur se nuk ka asgjë kundër dëmshpërblimit të ish ushtarëve të UÇK-së, por me kusht që paratë mos të jepen nga buxheti i shtetit.
Le ti dëmshpërblejnë ata për të cilët kanë luftuar. Sepse bëhet fjalë për parim, në rast se vetëm një veteran i vetëm i UÇK-së fiton çfarëdo qoftë beneficioni apo të drejte nga shteti, për atë që ai ka qenë pjesëmarrës në UÇK në vitin 2001, atëherë lufta e tyre fiton legjitimitet. Në atë mënyrë shteti u jep legjitimitet mjeteve të dhunës,deklaroi Stojançe Angellov, kryetar i shoqatës Dinjiteti.
Ndërkohë edhe sot partitë politike shqiptare janë përplasur rreth kësaj çështjeje.
A do të jetë kjo zgjidhje në kuadër të ligjeve ekzistuese, që nënkupton se invalidët dhe familjet e dëshmorëve do të marrin ndihmë sociale, e drejtë kjo që i takon çdo banori të RM-së i cili ka mungesë elementare për ekzistencë jetësore apo BDI-ja këtë çështje do ta zgjidh me ligj të veçantë, që nënkupton se familjet e dëshmorëve, invalidët e konfliktit por edhe ish ushtarët edhe në mënyrë institucionale do të pranohen si kategori shoqërore e cila ka status ndryshe nga rastet sociale dhe me fitime që dallohen nga familjet që kanë probleme ekzistenciale, theksoi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
Ndërsa lideri BDI-së Ali Ahmeti u shpreh:Sa i takon zgjidhjes së problemit të ish ushtarëve ne kemi një marrëveshje dhe ajo marrëveshje duhet të implementohet. Marrëveshje e cila do burojë nga ligjet aktuale, dhe mendoj se kjo çështje veçmë është në proces për zgjidhje përfundimtare.
Alsat mëson se propozim ligji për zgjidhjen statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së mes tjerash parasheh shkollim falas për të gjithë fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, duke filluar nga arsimi fillor e deri te ai sipëror dhe të gjitha aktivitet tjera të lira që organizohen në kuadër të procesit arsimor.
Bedri Rexhallari