E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk është kaq shumë reagimi,"si kofini pas të vjeli", që të bën të dyshosh për qëllimet e vërteta të reagimit të opozitës, sesa mënyra tejet konservatore, por edhe dritëngushtë, me të cilin koncepton ajo marrëdhëniet me fqinjët.
Thirrjet e pėrēartura dhe indiferenca e fqinjėve





Nga Niko Ago

Nuk ka pak muaj që, midis Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua marrëveshja dypalëshe, e cila përcakton përfundimisht kufijtë nënujorë midis vendeve fqinjë. Asokohe, me gjithë disa reagime të vakëta,të ardhura përgjithësisht nga qarqet e njohura nacionaliste në vend, të njohura për kundërshtimet e verbra të çdo hapi, që hidhet për afrim me fqinjin jugor, nuk mori përmasat e sotme.

Pas kësaj, u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme politike dhe,periudha që u parapriu, por edhe ajo që pasoi, e mbarsur me dyshimet e opozitës për legjitimitetin e fituesve në to, bëri që të kalonte një periudhë e gjatë heshtjeje mbi temën. Mirëpo, sikurse ndodh shpesh në këto raste, edhe shkas të mos ketë, kur bëhet fjalë për t'u shtuar helm e vrer marrëdhënieve me Greqinë, dashamirësit janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo lloj problemi tjetër kombëtar.

Opozita shqiptare, e çoroditur tërësisht nga humbja që elektorati i rezervoi në zgjedhjet e qershorit, pa mundur ta mbledhë veten dhe të luajë rolin e saj kushtetues, pas refuzimit paradoks dhe tejet mendjengushtë , për të marrë pjesë në arenën ligjore kombëtare, mundohet me të gjitha mënyrat ta zhvendosë vëmendjen e qytetarëve nga problemet që i preokupojnë ata në të vërtetë, në marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin nënujor.

Nuk është kaq shumë reagimi,"si kofini pas të vjeli", që të bën të dyshosh për qëllimet e vërteta të reagimit të opozitës, sesa mënyra tejet konservatore, por edhe dritëngushtë, me të cilin koncepton ajo marrëdhëniet me fqinjët.

Grumbullimi në sheshe i militantëve dhe nacionalistëve kokënxehtë, si dhe bërja thjesht bujë përmes mitingjeve të dështuara, ku si trupa teatrale e realizmit të paharruar socialist sillet nga njërirreth në tjetrin, jo vetëm që nuk sjellin ndonjë shërbim pozitiv për qetësinë e shumëpritur shoqërore, që po vonon kaq shumë të vijë në vend, por e thellon më tepër hendekun mes shoqërive demokratike dhe neve.

Tashmë, në shekullin e shndërrimeve të mëdha dhe përmbysjeve po kaq madhore të barrierave të së kaluarës, vendin e amatorizmave diplomatike dhe mitingashëve profesionistë të papunë e kanë marrë metodat politike të zgjidhjes së problemeve.

Duket qartë se e gjitha kjo zhurmë bëhet nga opozita për konsum të brendshëm politik. Përforcohet më tepër ky konkluzion nga indiferenca e plotë e diplomacisë dhe e politikës greke. Mediet e fqinjëve nuk u
referohen britmave të opozitës tonë, as në kronika njëparagrafësh të shtypit të shkruar, dhe as në referenca njëminutëshe e lajmeve televizive. Justifikimi i cekët, i ndonjë politikani shqiptar, me të cilin ndodh të kontaktojë nga Athina, se "grekët sapo dolën nga zgjedhjet dhe nuk e kanë akoma të kristalizuar politikën e jashtme të tyre", është për fëmijët e shkollës fillore. Në të kundërt, nga ajo që
ndodh në Shqipëri, atje diplomacia nuk është peng e partive politike, dhe as politika e jashtme nuk ushtrohet sipas stinëve.

Shkakton, të paktën ilaritet, mënyra se si opozita e majtë (?) shqiptare, merr pozën më të mundshme të djathtë dhe mëtë errët të forcave më konservatore dhe kundërshton një marrëveshje,e cila, në të vërtetë, nuk bën gjë tjetër, përveçse përcakton edhe me miratimin e të dy vendeve ata kufij që për
Evropën dhe për NATO-n janë të padiskutueshëm dhe janë vendosur prej kohësh.

Mirëpo, ku të kërkosh më tepër gjakftohtësi dhe ku tagjesh sot logjikën tek opozita jonë?! Kur pjesëtarë të saj, deputetë të zgjedhur me votën e qytetarëve, për t'i përfaqësuar në Parlament, qarkullojnë andej-këtej në mjetet elektronike publike (Facebook,Twitter), slogane dhe parulla që ngjajnë më tepër me thirrje për luftë me "armiqtë jugorë, që po na marrin atdheun", të hedhura nga ekstremistë të djathtë, sesa me ftesa për tubime paqësore?


Publikuar: 29.10.2009 | 03:06
Lexuar: 773 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime