Banka norvegjeze kumtoi se shkalla kamatore do të jetë në nivel ndërmjet 1,5 dhe 2,25 për qind deri në fund të marsit të vitit 2010, e më pas do të pasojë seria e rritjeve graduale.
Banka Qendrore e Norvegjisë e rriti shkallën e vet themelore të kamatës për 25 pikë procentuale, në 1,5 për qind dhe me këtë u bë e para nga Bankat Evropiane, e cila e ashpërsoi politikën monetare pas dobësimit të krizës në tregun kreditor.
Kjo megjithatë nuk është hap i këtillë i parë i një banke qendrore në botë, sepse paraprakisht për hap të tillë ishin vendosur edhe Banka e Izraelit dhe Banka e rezervave e Australisë.
Banka norvegjeze kumtoi se shkalla kamatore do të jetë në nivel ndërmjet 1,5 dhe 2,25 për qind deri në fund të marsit të vitit 2010, e më pas do të pasojë seria e rritjeve graduale.
Banka e rriti edhe projektimin për zhvillimin ekonomik të shtetit në vitin 2009 dhe 2010, me çka vlera e BPV-së në këtë vit do të ulet për 1,25 për qind, përderisa vitin e ardhshëm duhet të rritet për 2,75 për qind.