E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i paradokohshëm i partisë sllovene në pushtet (SDS), sipas "Reporter"-it, është i vendosur dhe edhe mëtutje të merret me politikë në Slloveni, duke qëndruar në krye të partisë të cilën e udhëheq 15 vjet.
Jansha pasardhės i mundur i Sheferit
Kryeministri i mëparshëm Janez Jansha është kandidati i mundur si pasardhës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, por ai nuk planifikon të kandidohet në atë funksion, shkruan javorja e Lubjanës "Reporter".

Duke u përgjgijur në pyetjen e gazetarëve për shkuarjen eventuale në Aleancën ushtarake perëndimore, Jansha, mes tjerash, nuk precizoi nëse ka marrë ofertë konkrete.



Sipas javores, në Nato intensivisht është duke u menduar për pasardhësin e mundur të sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, holandezi Jap de Hop Shefer, mandati i të cilit përfundon në maj të vitit të ardhshëm.

Emri i ri duhet të jetë shpehje e kompromisit mes SHBA-së dhe BE-së, për shkak se Franca dhe Gjermania, gjoja nuk janë të përgatitur të pranojnë që pasardhësi i Sheferit duhet të jetë person shumë proamaerikan nga Polonia apo nga Çekia, vlerëson javorja e Lubjanës.

Në një situatë të tillë, kandidati i Sllovenisë, siç shkruan "Reporter" do të ishte zgjidhje e mirë.

Mediat sllovene paraprakisht kanë shkruar për ofertat e disa oganizatave ndërkombëtare deri te Jansha të ndërmarrë disa vende me përgjegjësi në strukturën e tyre, por ai atëherë paralajmëroi se do të mendohet madje pas kongresit të SDS-së, të planifikuar për vitin 2009.

Publikuar: 01.12.2008 | 15:11
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime