Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja e ekonomisë në Evropën Juglidnore, e cila ka përjetuar kolaps të vërtetë për shkak të krizës ekonomike globale, gjatë këtij viti do të jetë modest dhe jo i barabartë, për këtë shkak qeveritë e vendeve të Evropës Lindore duhet të vazhdojnë me marrjen e reformave strukturale që ta nxisin rimëkëmbjen ekonomike.
Ekonomitë e dhjetë vendeve "të reja" të BE-së nga Evropa Juglindore këtë vit shënojnë rënie prej 4,2 për qind, derisa në vitin 2010 pritet të realizohet rritje prej rreth një për qind, vlerëson Banka Botërore në kuartalin e saj më të ri në raportin ekonomik.
Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja e ekonomisë në Evropën Juglidnore, e cila ka përjetuar kolaps të vërtetë për shkak të krizës ekonomike globale, gjatë këtij viti do të jetë modest dhe jo i barabartë, për këtë shkak qeveritë e vendeve të Evropës Lindore duhet të vazhdojnë me marrjen e reformave strukturale që ta nxisin rimëkëmbjen ekonomike.
Banka vlerëson se madje në vitin 2011 ekonomitë e Evropës Juglindore do të shënojnë rritje prej 3,6 për qind, që prap do të jetë më pak në krahasim me vitin 2008 kur në këto vende prodhimi bruto vendas ishte 3,9 për qind.
Në kuartalin e tretë të vitit 2009 kreditë bankare ishin me vlerë të plotë prej 800 milionë dollarë, që është dukshëm më pak se në periudhën e njejtë të vitit në vitin 2007 kur ato ishin madje dhjetë miliardë dollarë.
Banka vlerëson se rritja e kreditimit do të rezultojë me pengimin e një numri të madh të falimentimeve dhe do ta ndërprejë rritjen e papunësisë, por tani për tani ende është herët të pritet një hyrje e madhe e investimeve të huaja siç ishin regjistruar në fillim të këtij shekulli.
"Investimet me siguri do të rriten ngadalë, për shkak se i ngadalësojnë tepricat e kapaciteteve dhe financat e kufizuara, nga shkaku se bankat në Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore edhe mëtutje vazhdojnë me shlyerjen e kredive", thuhet në raport.
Banka vlerëson se sektorit financiar të Evropës Lindore edhe mëtutje i nevojitet përkrahja e bankave vendase dhe të qeverive, me qëllim të minimizohet rrreziku i dridhjeve të reja dhe të ndihmohet rimëkëmbja ekonomike.
Si rezultat i paraqitjes së deficitit buxhetor në të gjitha vendet e rajonit, Banka Botërore në raport i bënë thirrje qeveritë e Evropës Lindore të përpunojnë plane për konsolidimin fiskal dhe strategji për nxitjen e rritjes ekonomike nga papunësia e madhe.