E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Shumë herë u tha qartë se nxiten të dy palët. Çdo iniciativë apo takim që mund të ndihmojë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, jo vetëm që është nxitur, por edhe është inkurajuar", deklaroi eurambasadori.
Fuere: BE-ja i nxit tė dyja palėt pėr gjetjen e zgjidhjes sė kontestit












E gabueshme është përshtypja se BE-ja kryen më shumë presion mbi Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit të emrit, deklaroi sot euroambasadori Ervan Fuere, i cili mori pjesë në panel debatin me temë "Përparimi i Ballkanit Perëndimor në raportet e Komsionit Evropian" në organizim të Këshillit për bashkëpunim global.

"Shumë herë u tha qartë se nxiten të dy palët. Çdo iniciativë apo takim që mund të ndihmojë të dy vendet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, jo vetëm që është nxitur, por edhe është inkurajuar", deklaroi eurambasadori.

Lidhur me pyetjet për mbajtjen eventuale të referendumit për emrin, Fuere e theksoi qëndrimin veçmë të parashtruar nga ana e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe eurokomisarit për zgjerim Oli Ren se çdo vend është sovran që të përcaktojë nëse do të organizojë referendum.

"Nëse do të ketë referendum, do të pritet të bëhen të gjitha përpjekjet që të sigurohet rezultati i një dialogu intensiv dhe konsenzus midis të gjitha palëve", theksoi europërfaqësuesi. Fuere vlerësoi se momenti i kompromisit është shumë pozitiv.

Lidhur me gjatësinë e negociatave për anëtarësim në BE, Fuere përsëriti se është me rëndësi që ato të mos nënçmohen. I përmendi shembujt me Irlandën, Bullgarinë, Rumaninë dhe Slloveninë për të cilën tha se ka qenë një nga vendet më të përparuara, së cilës i nevojiteshin katër vjet që t'i përfundojë negociatat.

"Në Maqedoni ka shumë për të bërë, veçanërisht në pikëpamje të administratës publike. Në shumë prej këtyre vendeve administrata publike e ngadalëson ose e çon përpara këtë proces. Merrni parasysh nivelin e ulët të reformave në administratën publike. Qeveria bëri përpjekje që të përmirësohet situata për të cilën nevojitet një kohë e caktuar. Prandaj është e gabuar që të bëhet çfarëdo lloj parashikimi respektivisht të vlerësohet sa kohë do të marrin negocatat", deklaroi euroambasadoi duke përmendur konsenzusin e nevojshëm shoqëror dhe debatet publike.

Deputetja Radmilla Shekerinska, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se pret që pas takimit të sotëm me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski ta informojë për bisedimet por edhe të mbajë një takim të liderëve, në të cilin do të debatohet për çështjen e emrit.

Publikuar: 30.10.2009 | 03:18
Lexuar: 306 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime