E enjte, 2.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Belle Air eshte e vetmja kompani qe ofron shërbimet e veta ne mënyre transparente ne webfaqen e saj, ne ndryshim me shume tour operatore qe operojne fluturime charter. Per kete mund te hyni ne website www.belleair.al dhe te shikoni vete cmimet te cilat jane ne web site.
Belle Air,  kompania lider e fluturimeve ne Shqipėri








Pas heqjes së disa taksave aeroportuale prej 20.53 eurove, keni premtuar ulje të çmimeve për biletat e fluturimeve Prishtinë – Tiranë – Prishtinë. Sa jeni duke i mbajtur këto premtime?


Para se gjthash duhet te bejme nje hyrje te detyrueshme per lexuesin: Belle Air eshte kompania lider e fluturimeve ne Shqiperi, e cila ofron 25 lidhje direkte nga Tirana per ne Itali, Kosove, Gjermani dhe Zvicer.

Prej muajit Maj 2008 Belle Air fluturon rregullisht ne linjen Tirane –Prishtine – Tirane. Vetem gjate vitit 2008 Belle Air ka operuar mesatarisht 12 fluturime ne jave ne kete linje.

Duke ju referuar statistikave nga 1 janar 2009 deri 30 shtator 2009 rezulton:

Ne linjen PRISHTINE-TIRANE Belle Air ka kryer 462 fluturime duke transportuar 15.067 pasagjere (mesatarisht 12 fluturime ne jave) dhe po 462 fluturime ne linjen TIRANE-PRISHTINE, = Gjithsej 924 fluturime. Duke konsideruar nga mesatarja e kostos biletes € 44,52 jane TSC(ticket Service Charge) te aplikuara mesatarisht € 4,52 atehere mund te themi qe Kompania Belle Air ka shitur traten PRISHTINE-TIRANE me cmim mesatar €40,00. Te kjo kosto perfshihet edhe € 2,00 Security charge e aeroportit te Tiranes per pasagjeret ne mberritje, gje qe ul te ardhurat e Belle Air ne €38,00 per pasagjer e transportuar.

BELLE AIR e ka kryer misionin e vet Kombetar: Linjen Tirane Prishtine e ka mbajtur me frekuence te larte javore(12 fluturime ne jave) dhe me cmime te ulta.

Eshte shume e vertete qe ministria me shkresen e DATE 29/01/2009 urdheronte heqjen e takses aeroportuale per te gjithe pasagjeret qe fluturonin ne nje destinacion 200km vije ajrore. Pas ketij urdheri belleair mori masa dhe uli cmimin fillestar te biletes duke bere te mundur qe pasagjeret te mund te pajiseshin me bilete ne drejtim te Tiranes kundrejt shumes fillestare prej 42 EUR. Cka na ka surprizuar se fundmi eshte fakti qe edhe pse ne jemi duke e pasqyruar aktualish heqjen e takses ne cmimin e biletes, na eshte faturuar dhe kerkuar pagesa e ketyre taksave duke rene ndesh me urdhrin e ministrit edhe pse nga ana ligjore eshte i pakuptimte sepse nje anullim vendimi nuk mund te kete fuqi prapavepruese. Belleair eshte nje kompani qe udhehiqet nga nje menatlitet Low Cost ne operimet qe kryen dhe i permbahet ketij mentaliteti pune ne te gjitha destinacionet ne te cilat fluturon.

Sa janë çmimet e Biletave për këtë linjë të fluturimeve?

Belle Air eshte e vetmja kompani qe ofron sherbimet e veta ne menyre transparente ne webfaqen e saj, ne ndryshim me shume tour operatore qe operojne fluturime charter. Per kete mund te hyni ne website www.belleair.al dhe te shikoni vete cmimet te cilat jane ne web site. Mund tju bej me dije qe numri me i madh i biletave kane cmim fillestar prej 42 EUR dhe vine duke u pershkallzuar ne baze te nje strategjie cmimi ku stimulohet pasagjeri qe e perfton bileten disa dite/jave avance me diten e fluturimit.

Presidenti i Belle Air - Kryeministri dhe Drejtori ekzekutiv ishitjeve


Ky cmim eshte i vlefshem nese sigurohen nga vete pasagjeret nepermjet blerjes online. Duke stimuluar kete ne kerkojme nje perfshirje sa me te gjere dhe te drejtperdrejte te pasagjereve ne marrjen e vendimit per te fluturuar duke shkurtuar njekohesisht edhe kostot e ndermjetesimit.

A është e vërtetë që çmimet e fluturimit nga Prishtina në Tiranë dhe anasjelltas asnjëherë nuk mund të blihen me çmim minimal prej 42 eurosh ashtu siç keni premtuar por ato shkojnë deri në 200 euro?

Per kete mund te hyni vete online dhe te blini nje bilete. Aty do paraqiteni me mundesine per te blere nje bilete Prishtine-Tirane nga 42 eur kundrejt rregullave te paracaktuara per kete kategori biletash. Ashtu sic ju thashe me siper Belleair ashtu edhe si te gjitha kompainte e tjera low cost si Air Berlin apo Ryan Air, nuk ka cmime fikse po zbaton nje strategji te njejte me keto kompani qe quhet pershkallezimi i cmimeve ku stimulohet pasagjeri qe te bleje vete online bileten e tij kohe me heret dates se fluturimit.

Ministria e Transportit, thotë se ka vërejtje për çmimet e larta te biletave qe i paguajnë pasagjeret dhe po ashtu thonë se ka vonesa në orar të fluturimeve, prandaj sipas zyrtarëve të ministrisë nuk iu është lejuar “Bell

Air” të fluturoj në relacionin Prishtinë – Belgjikë. Cili është komenti I juaj lidhur me këto ankesa të ministrisë?


Deri me sot nuk ka ardhur as edhe nje leter ankese nga asnje autoritet i Kosoves ne lidhje me cmimet, perkundrazi ka pasur nje rritje te ndjeshme te numrit te pasagjereve prej tarifave te lira. Ankesat e vetme ishin nga tour operatoret e linjes charter Prishtine-Koln, Prishtine-Dusseldorf per cmimet e lira te Belle Air ne linjen Prishtine Liege. Ne lidhje me kete pyetje por edhe me pyete ne lidhje me cmimet e linjes Prishtine Tirane apo Prishtine-Liege ne kemi dhe mund tju veme ne dispozicion te gjitha statistikat qe nga data kur kemi nisur te operojme dhe mund tju siguroj qe nuk qendron argumenti te cilin ju po e pasqyroni si shqetesim te ministrise edhe pse ne nuk na eshte bere me dije nje gje e tille nga ministria. Te gijtha statistikat mund tjua veme ne dispozicion ne konferencen per shtyp qe do organizojme keto dite ne Prishtine.

Persa i perket vonesave ne oraret e fluturimeve mund tju them qe persa i perket numrit te fluturimeve, belleair eshte aktualisht kompania me numrin me te madh te fluturimeve ne Kosove dhe vonesat qe mund te kene ndodhur kane pasur kryesisht si shkak kohen e keqe qe mbizoteron ne aeroportin e prishtines gjate vjeshte dimrit por edhe diteve te veres. persa i perket shqetesimit te ministrise ne lidhje me cmimin e fluturimit ne linjen Prishtine Belgjike pergjigjen me te mire mund ta japin 83.000 pasagjere qe kane zgjedhur te fluturojne me belleair gjate ketyre 18 muajve ne kete destinacion. gjithashtu po ju beje me dije qe baza e pyetjes tuaj nuk eshte e sakte sepse nuk eshte ky argumenti me te cilin MTPT ka anulluar lejen e fluturimit ne kete destinacion.

Per sa I perket linjes Prishtine –Lige dua t’ju informojme se ne nuk kemi marre akoma pergjigje zyrtare nga personi I vetem kompetent, I cili eshte Ministri I Transporteve, Z. Limaj, por vetem nje komunikim absurd nga nje nepunes I Ministrise se Transporteve. Z. Limaj, si nje person me autoritet dhe integritet shqiptar nuk mund te diskriminoje haptaz nje kompani shqiptare e cila I sjelle te ardhura buxhetit te shtetit te ri te Kosoves, dhe duke pasur parasysh mbeshtetjen e madhe qe Shqiperia I jep Shtetit te Ri te Kosoves ne arenen nderkombetare. Per keto arsye jemi te bindur se Leja e Operimit qe pritet te leshohet nga Z. Limaj do jete ne kete fryme dhe ne respekt te Ligjit per Aviacionin Civil te Kosoves dhe Marreveshjes ECAA, ashtu sic jane dhene Lejet e Operimit per Belle Air ne 18 muajt e fundit. Deshirat monopoliste te ndonje tour operatori charterues nuk mund te dalin mbi ligjet apo frymen e bashkepunimit te plote mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves.


A po shfrytëzohet pozita juaj monopoliste për ti mbajtur çmimet e larta?


Pyetja e sakte do te ishte: sa po vuani nga pozita monopoliste e ndonje tour-operatori charter qe ka muaj qe dikton persona te caktuar ne zyra administrative te veproje ne menyre arbitrare kunder Belle Air. Ne jemi kompani qe na pelqen konkurenca dhe aktualisht jemi duke u perpjekur qe mentalitetin tone konkurues ta fusim edhe ne kosove edhe pse po hasim veshtiresi jo te pakta. Ne nuk jemi per te shitur bileta 600, 700 apo 800 franga duke abuzuar me bashkekombasit tane jashte atdheut. Ne jemi per te bere nje biznes te drejte ku ne fund te fundit ai qe do kete perfitimin me te madh te jete pasagjeri shqiptar, qofte ai i kosoves apo i shqiperise.

Intervistoi: Shkelzen Dakaj



Publikuar: 29.10.2009 | 14:50
Lexuar: 7201 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
xhevi (01/03/2010 00:40:36) sa eshte cmimi vajtje ardhje tirane-torino?
Artan (31/03/2010 19:06:14) Pershendetje jom i interesuar per nje bilet te aroplanit prej Belgjike ne kosov kisha pasur deshir ta kem nje numer telefonit te kompanis tuaj qe te kontaktoj me gjensisht per kit pun ju kisha lutur nese esht e mundur tma shkruani ne msn numrin e telefonit qe te muj kontaktoj ma gjensisht
kushtrimi (19/05/2010 13:12:44) sa eshte cmimi i nje bilete me avion nga Tirana per ne Berne te Zvicres?
Drita (16/07/2010 16:23:26) Pershendetje! Jame e interesuar per cmimin e nje bilete me destinacion Itali, mundesisht Bologno - Tirane per fillimin e muajit Gusht. Jame ne pritje
toni (01/09/2010 23:41:22) SA KUSHTUN BILETA TIRAN FORLI
ME DATE 12.09.2010
dorina (19/10/2010 19:25:58) Doja te dija sa kushton bileta Tirane-Ancona per daten 21 12 2010 per 2 persona?
eni bardhi (03/12/2010 16:50:57) doja te dija sa eshte bileta tirane-ancona per daten 25 janar?
nora (22/12/2010 18:11:12) doja te dija sa kushtojn dy bileta vajte ardhje per malpensa milano per daten 26/12/2010 dhe per kthimin cfar do lloj date ose ore mjaft te jete brenda dades 5/6/ose7janar.ju faleminderit
elida coga (22/01/2011 14:05:01) sa kushton nje bilete vajtje ardhje per ne verona nga tirana,dhe cfar dokumentash duhen per te shkuar ,atje kam motren time,dhe a eshte kjo kompani e sigurte sepse nese dergohet nje femije nen kujdesin e stjuardesave.
viktori (24/01/2011 20:16:46) sa kushton nje bilet vajte ardhje nga tirana ne turin?
jetoni (25/01/2011 22:54:23) S.A. Mire dita
Kame nje pytje lidhure se aka dhe sa kushtojne dy bileta per te rriture dhe nje foshnje
Nnga belgjika dhe nga cili qytet
Per muajin prill me daten 2 DHE KTHIMI PER MJE PERSONE ME DATEN 16 Prill
Ju pershendese S.A:
Sulejman Husha (11/02/2011 16:59:39) S.H.(11\2\2011) Pėrshėndetje! Jam i interesuar pėr ēmimet e katėr biletave vajtje-ardhje, Tiranė-Verona-Tiranė, pėr periudhėn 1 Korrik 2011-15 Korrik 2011.Faleminderit
Silvan Fugaj (27/02/2011 13:44:17) Pershendetje jam i interesuar per cmimin e nje bilete vajtje ardhje,Tirane-Torino-Tirane,per periudhen 1 deri me 31 Mars 2011?Pres pergjigje sa me shpejt?Ju Faleminderit?
ilir kodra (10/03/2011 18:26:44) pershendetje.. doja te dija sa kushton nje bilet vajtje ardhje tirane bergamo tiran per periudhen 28 mars deri me 4 prill.....ju faliminderit... pres pergjigjen tuaj
nora (15/03/2011 12:03:14) sa kushton per dy te rritur vajtje ardhej tirane -torino
12-16 /4/2011
Lundro (02/04/2011 19:29:34) Tė nderuar vizitorė,
www.lundrimi.com ėshtė njė websajt dedikuar tregut shqiptarė, qė ju tė keni mundėsinė tė bleni apo shitni gjėrat-artikujt
tuaj nė gjitha trojet shqiptare.
Ka shumė websajte pėr shpallje, por e vecanta e[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar] ėshtė se ne jemi munduar qė tė bashkojmė tregun dhe
biznesin shqiptarė, dhe ja kemi aritur qėllimit.
Qindra vizitorė nga gjitha trojet shqiptare si: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe vende tjera ku jetojnė dhe veprojnė shqiptarėt ēdo ditė e vizitojnė websajtin tonė dhe vendojnė shpalljet e tyre.
Keni ndonje artikull qė nuk e pėrdorni, ose dėshironi tė bleni diēka te bleni dicka, vizitoni[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar] dhe shumė shpejtė do tė mundė tė shitni apo bleni artikullin e dėshiruar, gjithashtu mund tė gjeni gjėsende interesante dhe me vlerė duke nisur nga: banesa, shtėpi, makina, automjete pune, instrumente muzikore, gjėra sportive, aktivitete te ndryshme, punė dhe biznese, dhe gjitcka qė ėshtė e mundshme te blihet-shitet apo jepet-meret me qera.

Vizitoni[Reklamimi nuk ėshtė i lejuar] dhe binduni vet.

Pėr mė shumė info kontaktoni: admin@lundrimi.com

Me respekt Staffi i Lundrimi.com.
ardian (03/04/2011 22:55:29) jam i interesuar per 5 bileta vajtje ardhje tiran peskara nga data 1 gusht deri 10 gusht 3 veta jan te rritur dhe 2 femije pers pergjigje ju faleminderit
irida (05/04/2011 22:24:35) jam i interesuar te dije per nisien nga verona ne tirane per te gjitha ditet e korrikute dhe per ktimin nga tirana ne verona ,dhe sa kushtone bileta per nje te rriture dhe nje femije 6-vjec egjysem
shkurta (19/04/2011 11:22:54) Jam e interesuar te dije sa kushton bileta Tirane-Athine vajtje-ardhje ne muajt Qershor,korrik dhe Gusht per nje person.Ju lutem me njoftoni.Ju pershendes
mirela mullahi (02/05/2011 13:58:06) Pershendetje! Doja te dija sa eshte bileta tirane -cunio.Nisja me dt.05/05/2011- kthimi me dt.15/05/2011.Faleminderit
marsela koteli (07/05/2011 22:51:40) doja te dija sa eshte cmimi i biletave tiran-forli ne daten 14/06/2011 dhe kthimi ne 10/07/2011.faleminderit
bujari (08/05/2011 01:05:37) pershendetje a mund te me informoni a ka fluturime nga belgjika ne kosov me 14 maj kthyse pas nje jave edhe sa kushton per nje person ? ju faleminderit per mirkuptim
ledi nsa (23/05/2011 23:54:06) ju lutem sa kushton vatje ardhje tiran milano...
nazi (13/06/2011 22:38:07) sa kushton nje bilete vajtje ardhje per ne boston?
Altin (18/06/2011 15:51:24) Pershendetje : jam i interesuar per 2 bileta avioni ( vajtje - ardhje ) per : Tirane - Pizza . sa kushtojne? dhe ne c data mund te jene fluturimet.
ismet (22/06/2011 18:15:15) pershendetje dua te di sa kushtojne tre bileta vajte ardhje athine tirane ne korrik dhe cfar datash ka ju faleminderit per mire kuptimin
endri (11/07/2011 11:23:31) mirdita do doja te dija sa kushton nje bilet vajtje ardhje rimini tiran per nje person dhe a paguan bilet femija 6 muajsh faleminderit
VALENTINA (25/07/2011 21:59:12) JU LUTEM PER NE GUSHT FLUTURIMET TIRANE VENECIA
megi (27/08/2011 13:46:09) ju lutem desha te dij sa kushton bileta tirane-venezia, ne cfare ore niset ne date 28.08.2011 dhe a ka vende...flm
Erjon (07/10/2011 22:29:06) ju lutem desha te dija sa kushton bileta tiran -bergamo,dhe ne cfar ore niset ne daten 30.10.2011 ......flm
altin (19/10/2011 20:35:44) mirmbrema.nese mundeni dua te jem i informuar per cmimin e biletave tirane milano dhe tirane bolonja per daten 5 nentor.flm
alban islami (10/11/2011 01:23:55) sa kushton bileta vetem vajtje tiran - Curi ne zvicer
altes (09/12/2011 21:24:20) sa kushton bileta e avionit vajtje-ardhje per Firence Itali e prenotuar 30-dite para.Faleminderit!
renato (16/12/2011 09:06:57) prsh sa kushton bileta tiran-chicago vetem vajtja para vitit te ri
andi (08/01/2012 14:07:55) sa kushton bileta tirane verona per muajin shkurt
gilma (09/01/2012 18:36:36) ju lutem te me tregoni se sa kushton bileta tirane-milano-tirane per 3 te rritur dhe nje femije 3 vjec.dt e nisjes 4 ose 5 mars deri me 10 mars 2012. flm
nada (17/01/2012 00:45:33) ju lutem me tregoni sa kushton bileta per dy te rritur mosha < 22 vjec > secili,,,,vajtje ardhje ,,,nga aeroporti i tiranes ne aeroportin e bergamos (orio al serio) ,,,,nisja ne date 25 janar kthimi me date 22 prill ??? ju lutem me ktheni pergjigje...
ersi (30/01/2012 18:21:03) sa kushton nje bilete vajtje ardhje bashke me mamin tim rinas-malpensa
ersi (30/01/2012 18:22:58) sa kushton nje bilete vajtje ardhje bashke me mamin tim rinas-malpensa mami im eshte 39 kurse un jam 9 vjec
FABJOLA (20/03/2012 10:26:00) pershendetje ...
sa kushton nje bilete vajtje - ardhje, per tirane- milano malpensa per nje person.. 6 prill ose 7 prill
blerina (28/03/2012 06:49:21) pershendetje doja te dija sa kushton nje bilete vajtje_ardhje milano(malpenso)itali tirane nisja 18/04/2012
MAKBULE (29/04/2012 16:14:36) dUA TE DI SA KUSHTON BILETA 1-mujorshe tiran-frankfurt vajtje-ardhje 1-person.Faleminderit
Afrim (02/06/2012 21:37:02) ju lutemi,desha te dij se cfare dite te javes ka avion per ne Pescara-Itali dhe kush nga kompanite kryejne fluturime ne kete linje
franci kaja (11/06/2012 22:39:17) sa eshte bileta per ne torino
franci kaja (11/06/2012 22:41:38) me ktheni pak pergjigje vajtje ardhje e desha bileten 15.6 15.7
franci kaja (11/06/2012 22:45:25) mrb dhe prsh
dashi (13/08/2012 14:44:59) dua te di a mund te udhetoje vetem nje 11 vjecar nga italia per shqiperi.cfar dokumentesh i duhen pervec pasaportes.pres pergjigje ju lutem faleminderit
refik (30/10/2012 22:43:35) dua te di sa kushton bileta tirane bruksel vajtje kthim per datat respektive vajtje 02 11 2012 dhe kthimi 09 11 2012 ma dergo ne kete adrese
mimoza (19/11/2012 15:07:18) sa kushton nje bilete avioni vetem vajtje pisa,tirana
tani (10/12/2012 20:01:43) doja te dija sa shkon nje bilete vetem vajte(sepse do me duhet te kthehem me makine)te nje bilete avioni nga Tirana per ne Pizza te Italise jam me gruan dhe 2 femijet nga 2-6vjec.datat mundesisht 21,22,23 24 dhjetor.ju faleminderit
Olivija (13/12/2012 15:06:42) Jam e interesuar pėr ēmimin e biletave Tiranė-Athinė
ilmi beqiraj (08/06/2013 10:56:28) doja te dija kur ka avion mes datave 15 dhe 20 gusht 2013 dhe sa kushton bileta vajte ardhje nga iraklio
anisa (13/06/2013 19:09:05) sa kushton nje bilete vajtje-ardhje , tirane-malpensa,milano ?
nga muaji qershor deri ne muajin gusht
Ardit jahja (23/06/2013 13:30:33) Sa kushton nje bilete vajtje-ardhje,tirane-zurich,zvicer?
nga muaj gusht,dt,1,2,3,2013.Ju faleminderit.
esma zika (17/07/2013 22:33:09) esma
dua te di kur ka avjon per Rodos dhe sa kushrton bileta vajtje ardhje Tirane Rodos
tonin dani (16/08/2013 19:57:01) dua te di sa eshte bileta tiran belgjik me 1 shtator
arben sinani (13/09/2013 17:55:21) desha te di sa kushton bileta per 2 persona per ne amerike vajtje ardhje
fredi mucaj (04/06/2014 21:42:15) ju lutem dua ta di sa ven biletat vajtje ardhje tiran bolonja 4 veta
arton (05/06/2014 14:42:47) deshta nje pytje a ka bilet LIEGE RINAS kur ka edhe sa e ka qmimin.ju faliminderit
Lefteribero (31/07/2014 16:48:08) Dua nje bilete vajtje ardhe ne muajin shtator per ne Zvicer.Ju lutemi sa kushon
LULJETA (02/09/2014 15:07:34) DOJA TE DIJA SE SA KUSHTON BILETA VAJTJE ARDHJE NE SHQIPERI

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime